E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në UNESKO, edhe pjesa e liqenit shqiptar

Ditën e djeshme është inauguruar dhe është vënë në përdorim sistemi i kolektorit për mbrojtjen e Liqenit të Ohrit nga ana e Shqipërisë. Në këtë ceremoni kanë marrë pjesë përveç strukturave dhe autoriteteve të komunave të bregut të Liqenit të Ohrit nga Struga edhe ministrat e Ambijentit jetësor dhe planifikimit hapësinor të Shqipërisë dhe Maqedonisë, Lufter Xhuveli dhe Nexhati Jakupi. Ministrat e Ambijentit të Maqedonisë dhe Shqipërisë në takimin e fundit midis tyre kanë deklaruar se janë në rrugë të mbarë për të finalizuar tërësisht sistemin e mbrojtjes së Liqenit dhe Drinit të Zi. Shqipëria, territorin e ujërave të Liqenit, do ta inkuadroje nën ombrellën mbrojtëse të UNESKO-s, ashtu siç është edhe pjesa nga Maqedonia, si një pasuri natyrore, kulturore dhe botërore. Për të aplikuar në UNESKO, kemi nevojë për mbështetjen e palës maqedonase. Ne kemi investuar rreth 20 milion euro për sistemin e kolektorit që do të përfundojë në fund të muajit maj. Mbështetjen nga pala maqedonase është konfirmuar nga ministri Jakupi, ka deklaruar Xhuveli. Gjithashtu, së shpejti pritet që dy ministrat të rishqyrtojnë revidimin e marrëveshjes ndërmjet Shqipërisë dhe ish Jugosllavisë për shfrytëzimin e ujërave të përbashkëta, marrëveshje që është nënshkruar që më vitin 1956, duke pasur parasysh faktin se Jugosllavia më nuk ekziston

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›