Liberalizohen hekurudhat, gati koncesioni me Maqedoninë
Ditët e fundit, Kuvendi ka miratuar një ligj "Për kodin në transportin hekurudhor", i cili i hap rrugë liberalizimit të funksionimit të trenave. Tashmë çdokush mund të marrë me koncesion ose të privatizojë pjesë përbërëse të sektorit hekurudhor, me synimin zhvillimin e këtij lloji transporti. Zyrtarë të Ministrisë së Transportove sqarojnë për gazetën se aktualisht vetëm një projekt po ecën me hapa të mëdha, ndërsa të tjerët nuk janë shumë të konkretë. Linja e trenit drejt Maqedonisë ndodhet në fazën e fundit të projektit për t‘u dhënë me koncesion, ndërsa ministria pretendon të japë të tjera projekte.
Sektori hekurudhor humbet çdo vit rreth 1 milion dollarë, edhe pse shtetit i merr në formë subvencioni rreth 4 milionë dhe investime 3 milionë dollarë të tjera. Qeveria është e ndërgjegjshme që hekurudhat janë sektori më i dobët në ekonominë e vendit dhe për këtë menduan liberalizimin, duke miratuar kodin e ri për licencat dhe lejet.
Nga të dhënat që ofron strategjia e Ministrisë së Transporteve, miratuar dy javë më parë në qeveri, shpejtësia e trenave në Shqipëri do të kapë normën e 160 km/h brenda vitit 2020 dhe kjo vetëm në aksin Tiranë-Durrës. Për tre vitet e ardhshme, transportit hekurudhor do t‘i jepen nga buxheti i shtetit rreth 25 milionë dollarë mbështetje, shumë pak për nga rëndësia që ofron. Aktualisht Hekurudha Shqiptare ka në inventarin e saj 66 vagonë udhëtarësh, 225 vagonë malli dhe 25 lokomotiva. Me këto mjete transportohen rreth 1.5-2 milionë udhëtarë dhe rreth 400-500 mijë tonë mallra në vit. Deri tani është ulur numri i punonjësve me rreth 4 herë në krahasim me vitin 1990; është bërë transformimi i Hekurudhës Shqiptare në një shoqëri anonime.