Çelen panaire biznesesh në Sarandë dhe Shkodër
Çelen Panairet e Biznesit në Sarandë dhe Shkodër. Veç prodhimit vendas, vizitorët e shumtë janë njohur edhe me produktet e vendeve fqinje, përkatësisht Greqisë dhe Malit të Zi. Kështu, në Sarandë, janë prezantuar prodhimet e biznesit të vogël e të mesëm që ushtrojnë aktivitetin në Prefekturën e Thesprotisë dhe në Qarkun e Vlorës. Panairi është mundësuar në kuadër të programit të bashkëpunimit ndërkufitar "Interreg 3". Mes shumë pjesëmarrësve biznesmenë nga të dyja anët e kufirit, kryetari i Dhomës së Tregtisë së Thesprotisë, Aleksandros Paskos, dhe ai i Dhomës së Tregtisë të Qarkut të Vlorës, Edmond Leka, kanë prerë shiritin e panairit. 40 pavijonet e Panairit Tregtar kanë pasur dje paradite vizitorë të shumtë nga biznesi vendas dhe qytetarë të Sarandës. Gjatë kalimit në pavijonet e kësaj ekspozite janë parë mallra dhe realizime interesante, që i mungojnë tregut të Sarandës, si në fushën e ndërtimeve e pajisjes së mjediseve shtëpiake apo atyre të shërbimeve turistike. Në konferencën për shtyp u vlerësua kontributi i doganave të të dyja vendeve për lehtësirat e krijuara për qarkullimin e mallrave brenda një kohe të shkurtër dhe me procedura të shpejtuara.
Ndërkohë, në Shkodër, është zhvilluar edicioni i dytë i Panairit Rajonal të Agrobiznesit, i kthyer tashmë në traditë. Në të kanë marrë pjesë një numër i madh kompanish dhe subjektesh të prodhimit në fushën e bujqësisë dhe blegtorisë të rajonit dhe fqinjëve nga Ulqini dhe Tuzi i Malit të Zi. Në hapjen e panairit ishte i pranishëm dhe ministri i Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorëve, Jemin Gjana, i cili vlerësoi të domosdoshme prezencën e shtetit në projektet zhvilluese, të cilat i konsideroi se kanë ardhur çdo vit në rritje.