E Shtunë, 31 Tetor 2026

Peticion kundër Elvis Roshit - Intelektualët e Kavajës kërkojnë shkarkimin

05-06-2011 / Gazeta 55

Çështja “Griselda” është ende veç në fillim të investigimit për zbardhjen e saj

Me iniciativën e intelektualëve të Kavajës ka filluar firmosja e një peticioni ku kërkohet shkarkimi i kryebashkiakut Elvis Roshi. Peticioni po firmoset edhe nga shumë qytetarë Kavajas. Kryebashkiaku i ri i Kavajës duhet të vihet në dispozicion të drejtësisë, që të hetohet për presionet e mundshme ndaj bashkëshortes së tij, si dhe për rolin e luajtur në politizimin e mizanskenës dhe përçimit të imazhit negativ për shqiptarët.
Në mes javë ai inskenoi një “ngjarje” makabre, atë të rrëmbimit të bashkëshortes së tij shtatzënë, të cilës më pas i ishte marrë fëmija i nxitur pas një stimulimi të lindjes së parakohshme.
Lajmi mori dhen, ndërsa vetëm pak orë më pas do të ishte vetë Griselda Roshi, bashkëshortja e qytetarit të parë të Kavajës, Elvis Roshi që do të pranonte inskenimin e ngjarjes, ndërsa pohoi para prokurorëve se ajo s’kishte qenë asnjëherë shtatzënë.
Për të vënë nderin në vend, me të drejtë qytetarët e Kavajës kërkojnë largimin e njeriut që ata votuan më 8 maj.
Imoraliteti i tij ka kaluar çdo cak të etikës shoqërore dhe familjare. Elvis Roshi përbën shembullin më të keq të përdorimit politik të bashkëshortes së tij për qëllime të ulëta të Edi Ramës.
Antifamiljariteti tashmë nuk njeh vetëm Edi Ramën, por tashmë edhe Edin nr. 2, i cili është Elvis Roshin.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›