Sejfulla Malëshova përballë Enverit për pronat
10/03/2005 Letra e KQ-së, si shtetëzoi Enveri bankat italiane
Cila ishte përmbajtja e letrës së KQ-së mbi shtetëzimeve e gjithë pasurisë private? Cilët ishin “spekulatorët” sipas PPSH-së? Si u bë shtetëzimi i bankave të huaja? Përplasja e S.Malëshovës me vendimet e KQ-së për pronat. Si u rrënuan zanatçinjtë dhe zbatimi i reformës agrare?
Historiana ruse Nina Smirnova në librin “Historia e Shqipërisë përgjatë shekullit XX”, botuar nga ‘Ideart”, sjell dëshmi dhe fakte të reja përmes shfrytëzimit të arkivave të panjohura të Moskës, Beogradit, Parisit, Berlinit, Londrës, Romës, Athinës e Tiranës.
Në këtë botim voluminoz prej gati 800 faqesh, përfshihen mbi 250 bibliografi të reja, të panjohura më parë. Smirnova ishte njohëse e shkëlqyer e gjuhës shqipe dhe njihte fare mirë frëngjishten, italishten dhe anglishten, lexonte gjermanisht dhe greqisht.
“Shqipëria, vendi më i vogël e më i dobët i Evropës, që e fitoi pavarësinë kombëtare në fillim të shekullit XX, në vitin 1912, në jubileun e vet të njëqind vjetorit si shtet, duhet të ndahet më në fund nga emri i vendit më të varfër të Evropës, i cili e ka ndjekur pas gjatë gjithë kësaj kohe”, kështu shprehet Nina D. Smirnova, (1928-2001) doktore e shkencave historike, albanologe dhe përkthyese, që është një nga autoret më serioze që është marrë me studimin dhe interpretimin e historisë shqiptare. Ajo është e njohur jo vetëm në botën akademike ruse, por edhe në arenën ndërkombëtare për qëndrimet që ka mbajtur ndaj Shqipërisë dhe kontributin në pasurimin e historiografisë shqiptare me argumente, interpretime dhe dëshmi arkivash të panjohura dhe të paqëmtuara gjer sot.
Këndvështrimet nga e cila ajo e sheh historinë e Shqipërisë hedhin dritë mbi mjaft anë të errëta, të shtrembëruara e pak të njohura mbi figurat, personazhet, personalitetet dhe momentet historike më kulmore gjatë shekullit XX-të.
Në vitin 1945 u vendos tatimi i jashtëzakonshëm mbi fitimet e luftës. Ai përfshiu të gjithë tregtarët dhe fabrikantët shqiptarë e të huaj, ndërsa masa e tatimit përcaktohej nga një komision i posaçëm, i përbërë nga përfaqësues të pushtetit, ushtrisë, rinisë, sindikatave, etj. Këto masa hasën në kundërshtimin e përfaqësuesve të shtresave të pasura të shoqërisë, të cilët synonin ti shmangeshin tërësisht apo pjesërisht pagimit të tatimeve.
Në mars të vitit 1945, KQ i PKSH-së, u dërgoi një letër për përdorim të brendshëm të gjitha organizatave të partisë, me anë të së cilës iu bënte thirrje të forconin punën e komisioneve. Letra shpjegonte se marrja e kapitaleve të spekullatorëve që qenë pasuruar duke shfrytëzuar popullin, ishte një hap i domosdoshëm dhe i drejtë. “Me sjelljen e tyre këta njerëz edhe sot mbështesin reaksionin. Marrja e tatimeve të fitimeve të luftës do t’u jepte një grusht të fuqishëm pozitave të tyre, të cilat përpiqen t’i mbajnë me të gjitha mënyrat”,-theksohej në letrën e KQ-së. Por, duke mos u përcaktuar qartë kush mund të cilësohej “spekulator”, në këtë kategori u përfshinë të gjithë tregtarët dhe sipërmarrësit. Në rast kundërshtimi për të paguar tatimet, organet e pushtetit kishin të drejtë të merrnin masa të skajshme, deri në sekuestrimin e pasurisë dhe ndjekjen ligjore të fajtorëve. Zbatimi i këtij ligji bëri të mundur që rreth 80% e fitimeve të shkonin në dobi të shtetit. Fakti që në dy vitet e para pas çlirimit mbledhja e tatimit përbënte rreth gjysmën e të ardhurave të buxhetit, tregon frutshmërinë e kësaj mase. Masat ndëshkuese (konfiskimi pa shpërblim i pasurisë), ndaj atyre që megjithfarë dallaveresh përpiqeshin të mos paguanin, bëri që në vitin 1945, pjesa më e madhe e vëllimit të tregëtisë së brendshme të kalonte në duart e shtetit.
Shtetëzimi i bankave italiane
Një masë tjetër e rëndësishme për t’i dhënë fund varësisë nga të huajt e për të shkatërruar fuqinë ekonomike të borgjezisë, ishte shtetëzimi i bankave. Në vitet e luftës, një pjesëe dukshme e rezervës së mëtimeve të arit të bankës kombëtare të Shqipërisë, që ruhej në Romë, pas kapitullimit të Italisë, ra në duat e gjermanëve e më pas, të anglezëve. Odiseja për zgjidhjen e mëtimeve pasurore me Anglinë, zgjati deri në vitet ’80. Por mbeti i paqartë edhe fati i arit dhe devizës, që ndodheshin në Shqipëri. Më 13 janar të vitit 1945, kur, pas vendimit të qeverisë së përkohshme demokratike, u krye anullimi i konçensionit bankar të vitit 1925 dhe të gjithë aktivet e pasivet e saj i kaluan bankës së sapo krijuar të shtetit, rregullat e transferimit të dokumenteve nuk u respektan. Nëpunësit italianë nuk u lejuan të punonin në institucionin e ri, disa prej tyre ndodheshin në arrest dhe vetëm në shtator, iu kërkuan të nënshkruanin protokollin mbi dorëzimin e veprimtarisë. Në të njëjtën kohë, u bë dhe shtetëzimi i pasurisë së dy bankave të tjera më të vogla italiane. Pavarësisht nga rrëmuja dhe shpërdorimet financiare të pashmangshme në ato kushte (në fillim të viteve ’90, kur u hetua veprimtaria e regjimit të E. Hoxhës, organet gjyqësore iu kthyen ngjarjeve të Bankës së Shtetit në vitin 1945), krijimi i sistemit bankar kombëtar kishte, padyshim, rëndësi pozitive për ekonominë dhe politikën e Shqipërisë. Për më tepër, siç tha një nga drejtuesit e ministrisë së financave më 22 janar të vitit 1945 në ceremoninë e përurimit të Bankës së Shtetit, krijimi i një institucioni financiaro-kreditues, ka si qëllim të gjallërojë inisiativën private në tregëti dhe industri, të mbështesë ekonominë kombëtare dhe të reformojë atë mbi baza moderne.
Realizimi i masave të sipërpërmendura bëri që qeveria të kishte në duart e veta levat e duhura për drejtimin e ekonomisë. Në të njëjtën kohë, në KQ të PKSH-së dhe në organet shtetërore, filloi diskutimi mbi rrugët e zhvillimit të mëtejshëm të vendit. Një pjesë e aktivit të partisë mendonte se qe domosdoshmëri ti bëheshin lëshime ekonomike sektorit privat në industri dhe tregëti, për të nxitur inisiativën e shtresave të pasura të popullsisë, të cilat ishin dëmtuar nga pushtimi i huaj. Mbrotjësi më i flaktë i kësaj vije ishte S. Malëshova. Të tjerët e cilësonin një politikë të tillë “liberale” të papërshtatshme, sepse ajo ruante frymën dhe praktikën e inisiativës private. Si përfundim, fitoi prirja për zbatimin, mundësisht sa më të gjerë, të parimeve të shtetëzimit. Ngritja e sektorit socialist në industri u pranua si rruga më e përshtatshme në kushtet e Shqipërisë së asaj kohe. Për këtë, akoma nuk flitej hapur, por kihej parasysh në praktikë.
Shtetëzimi i ndërmarrjeve ekonomike, që u përkisnin pronarëve shqiptarë, u bë në bazë të ligjit të 14 janarit të vitit 1945: “Mbi parimet e përgjithshme për konfiskimin e pronës private”. Vendimi për shtetëzimin merrej për çdo ndërmarrje në veçanti dhe nuk parashikohej asnjë lloj shpërblimi material. Pronarët hiqeshin menjëherë nga drejtimi dhe emërohej administrata e re e përbërë nga punëtorë e specialistë, nga ata, që gjatë shtetëzimit, ishin treguar të rregullt me pushtetin e ri. Këto masa nuk u kundërshtuan nga ish-pronarët përmes protestash të hapura, nga frika e akuzave për sabotim ekonomik, të papërligjshme në raste të tilla e që të çonin përpara trupit gjykues ushtarak. Kështu, gjatë viteve 1945-1946, ndërmarrjet më të mëdha u bënë shtetërore. Në fund të vitit 1946, sektori socialist në industri jepte 84.1% të të gjithë prodhimit.
Si u rrënuan zanatçinjtë
Punishtet e zanatçinjve nuk u shtetëzuan. Mungesa e të dhënave të nevojshme nuk na lejon të gjykojmë mbi shkaqet e uljes së theksuar të rolit të prodhimit artizanal në ekonominë e vendit. Ka shumë të ngjarë që, në vitet e luftës dhe në mbarimin e saj, të ketë ndodhur rrënimi i zanatçinjve nga mungesa e lëndës së parë dhe e kërkesës për artikujt tradicionalë, të artit popullor të aplikuar apo suvenireve.
Punimet ndërtuese, të cilat kishin filluar që në etapën e parë të luftës nga italianët, njohën një hop të madh pasmbarimit të saj. Qeveria dha për to më shumë se gjysmën e buxhetit të shtetit të vitit 1945. Me punët publike merrej kryesisht rinia. Me punën e saj u bë e mundur ndërtimi i rrugës Kukës-Peshkopi, 60 km e gjatë, që u quajt “rruga e Rinisë” dhe që shënoi fillimin e hapjes së rajoneve veriore e veriperëndimore të vendit.
Për një vend të prapambetur agrar, siç qe Shqipëria e paraluftës, rëndësi të dorës së parë kishte rregullimi i marrëdhënieve pronësore, të cilat bazoheshin në përshtatjen (me pak ndryshim) e formave feudale turke të pronësisë dhe shfrytëzimin sipas kërkesave të politikës agrare të kapitalit italian.
Sipas të dhënave të viteve 1944-1945, 87% e familjeve fshatare ose nuk kishin fare tokë, ose kishin nga 0.1 deri në 3 ha. Shtatë familjet e pronarëve më të mëdhenj të Shqipërisë, zotëronin mesatarisht nga 2 mijë hektarë tokë bujqësore, pyje dhe kullota. Tek të pasurit hynin dhe të gjithë ata që zotëronin mesatarisht 20 ha tokë. Shteti kishte në pronësi 50 mijë ha.
Çdo shtresë e popullsisë fshatare e përfytyronte në mënyrën e vet reformën agrare. Sipas të dhënave statistikore, familjet fshatare, që kishin deri 2.5 ha tokë, mund ta përballonin jetesën me të ardhurat prej saj. Ata kishin më pak, detyroheshin të merrnin një sipërfaqe shtesë me qera, p.sh., 2 ha të vetat dhe 2 ha me qera. Për çifçinjtë (fshatarët pa tokë), sipërfaqja e tokës që merrnin me qera, nuk mund të ishte më e vogël se 3 ha, sepse vetëm kështu mund të plotësonin kërkesat më të pakta të familjeve të veta e të shlyenin detyrimet ndaj pronarit apo shtetit. Prandaj, për qiramarrësit dhe çifçinjtë, që përbënin shumicën, problemi ishte pronësia mbi tokën, që punonin. Ky parim (toka e takon atij që e punon), ishte baza e të gjithë projekteve të reformës agarare. Por zbatimi konkret i saj hasi në vështirësi të mëdha. Në Shqipëri, nuk kishte as kadastër, as harta topografike, as personel teknik, i cili mund të llogariste, në mënyrë të kualifikuar, fondin e tokës.