Shembet galeria, një minator i bllokuar dhe një i plagosur
Një tjetër aksident i rëndë ka ndodhur në galeritë e kromit në Bulqizë. Një minator rezulton i humbur, ndërsa një tjetër është plagosur rëndë, si pasojë e një shembjeje që ndodhi dje pasdite në një galeri që shfrytëzohej prej një firme të palicencuar. Burimet policore njoftuan se dje, rreth orës 16.00, në një galeri që ndodhet jashtë minierës së Bulqizës ka ndodhur një shembje e cila ka bllokuar dy minatorë, të cilët punonin për nxjerrjen e mineralit të kromit.
Kolegët që ndodheshin në galeri në ato momente kanë arritur të nxjerrin jashtë minatorin Astrit Kuka, i cili ka marrë plagë të rënda, ndërsa minatori tjetër, Arjan Duva ka mbetur në galeri dhe nuk dihet nëse është mbuluar nga dherat, apo vetëm është izoluar përtej pjesës së bllokuar. Forcat e policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë nisur punën për shpëtimin e minatorit Duva. Ndërkohë, minatori i shpëtuar nga kolegët është dërguar menjëherë në spitalin e qytetit të Bulqizës. Mjekët aty thanë se ai ka pësuar dëmtime të rënda në trup, por nuk rrezikon jetën. Ndërkohë, operacionet për kërkimin e minatorit tjetër kanë qenë pa sukses deri në orët e vona të mbrëmjes së djeshme. Krerët e Policisë së Bulqizës dhe ekspertët e minierave që u thirrën për të dhënë ndihmën e tyre thanë se operacioni për kërkimin e minatorit është shumë delikat. Gërmimet për hapjen e galerisë nuk mund të bëhen shpejt dhe nuk mund të përdoren mjete të rënda, pasi rrezikohet ndonjë shembje tjetër, apo dëmtimi i personit që kërkohet të shpëtohet.
Ndërkohë, mësohet se galeria ku ndodhi aksidenti administrohej nga një firmë e palicencuar, emri i pronarit të së cilës ende nuk bëhet i ditur. Mësohet se firma i kishte nxjerrë minatorët në punë të dielën, jashtë rregullores së funksionimit të galerisë. Ndërkohë, nga dëshmitë e minatorëve mësohet se galerisë i mungonte armatura dhe për këtë arsye ka ndodhur edhe shembja.