Librazhd; Aksidenti, një fëmijë i vdekur dhe tre të plagosur
Një aksident i rëndë është shënuar ditën e djeshme në rrugën rurale në Stravaj të Përrenjasit, ku si pasojë ka mbetur i vdekur një fëmijë dhe janë plagosur tre shtetas të tjerë. Sipas burimeve zyrtare policore, viktimë e këtij aksidenti rrugor ka mbetur 6-vjeçari Faik Kryemadhi, i cili ishte duke udhëtuar me nënën e tij në rrugën rurale Stravaj - Përrenjas. Shkak i këtij aksidenti është bërë dalja nga rruga dhe rrëshqitja e makinës, e cila përfundoi në humnerë. Për pasojë ka vdekur fëmija dhe janë plagosur udhëtarët e tjerë të automjetit, përfshirë edhe nëna e 6-vjeçarit. Sipas të dhënave të para nga grupi i mjekëve, tre të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën, ndërsa për të shpëtuar jetën e fëmijës ka qenë tepër vonë. Aksidenti ndodhi në vendin e quajtur Lepushë, 50 km larg Librazhdit.