Malësi e Madhe; Aksidentoi për vdekje një 5-vjeçare, arrestohet autori
Forcat e policisë së Malësisë së Madhe arrestuan dy net më parë autorin e aksidentit me pasojë vdekjen e 5-vjeçares Ambra Zenelaj, në fshatin Grizhë të këtij rrethi. Sipas burimeve zyrtare policore, 38-vjeçari Arben Vajushi, lindur e banues në fshatin Demiraj, komuna Gruemirë, u ndalua nga policia në orët e vona të dy netëve më parë, pasi akuzohet si autor i aksidentit me pasojë vdekjen e 5-vjeçares Ambra Zenelaj. Sipas policisë, 38-vjeçari Vajushi, teksa po drejtonte pa patentë automjetin e tij tip "Volksvagen", me targa SH 0974 C, aksidentoi vogëlushen Zenelaj, e cila me gjithë ndërhyrjen e menjëhershme kirurgjikale të mjekëve, si rezultat i plagëve të mëdha, humbi jetën. Materialet në ngarkim të shtetasit Arben Vajushi do t’i kalojnë për hetime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Shkodër, për veprat penale “shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, me pasojë vdekjen e një personi” dhe “drejtim i mjetit pa leje drejtimi”.