Itali; Ishte në listën e 100 më të kërkuarve në Itali, arrestohet shqiptari, Ndrelalaj
Në aeroportin e Milanos, Malpensa, karabinierët i kanë dhënë fund kërkimit të Aleksandër Mëhill Ndrelalajt, 37 vjeç nga Shqipëria, i cili kishte hyrë në listën e 100 të shumëkërkuarve më të rrezikshëm të Italisë. 37-vjeçari është arrestuar në bazë të një urdhri ndërkombëtar të prokurorisë modeneze, pasi duhet të shlyejë 10 vjet burg për veprën penale “shfrytëzim prostitucioni”, “dhunë seksuale” dhe të tjera vepra penale të rënda, të kryera në fund të viteve ‘90 në dëm të gruas së tij. Ndërkohë që është arratisur duke i shpëtuar policisë në vitin 2002 në Krevalkore, ku jetonte me disa familjarë të tij. Karabinierët kanë qartësuar se Ndrelalaj fshihej në Belgjikë dhe për arrestimin e tij kanë bashkëpunuar me policinë belge dhe Interpolin. Arrestimi i tij nga strukturat policore belge ndodhi në 22 maj, duke e mbyllur për disa kohë në një burg të Brukselit në pritje të ekstradimit, ndërkohë që dje u bë dorëzimi tek autoritetet italiane në aeroportin e Malpensës. Në aeroport, autoritetet e Interpolit e dorëzuan të shumëkërkuarin te policia italiane.
Tiranë
Akuzohet për vrasje, ekstradohet nga Milanoja 30-vjeçari
Policia e Shtetit bëri të ditur dje përmes një njoftimi për shtyp, se Interpol Tirana ekstradoi nga Milano, Itali drejt Shqipërisë 30-vjeçarin Ramjus (Marjus) Canaj, nga Fieri. Sipas policisë, Ramjus (Marjus) Canaj është deklaruar fajtor nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, e cila ka caktuar si masë sigurie atë të “arrestit me burg” për veprën penale të “vrasjes me dashje të mbetur në tentative”, parashikuar nga nenet 76 dhe 22 të Kodit Penal. Sipas vendimit të gjykatës, Canaj dyshohet se më datën 2 prill të vitit 2006, rreth orës 22:00, në vendin e quajtur Unaza e Re, në lagjen “Liri Gero”, Fier, ka qëlluar me armë zjarri shtetasin Bardhyl Fejzo. Ky i fundit, është qëlluar nga shtetasi Ramjus (Marjus) Canaj, i cili ishte në sediljen e pasme të mjetit tip Benz, që drejtohej nga i pandehuri Kreshnik Selaci.
Tiranë
Familja e policit të vrarë realizon aktin e pajtimit me familjen e vrasësit
Më datë 20 qershor 2008 në orën 12:00 familja dhe të afërm të Dëshmorit të Atdheut Allaman Nuhi Dervishi realizuan Aktin e Pajtimit me familjen e autorit të vrasjes Sovran Agim Qeleposhi. Sipas burimeve policore, ish-kolegu i tyre, Allaman Dervishi, u vra në krye të detyrës më datë 24 maj të vitit 2004, në orën 02:05 në hyrje të Tiranës. Ngjarja e hidhur e kësaj dite, që i rrëmbeu jetën, kolegut të tyre, ka shkaktuar një dhimbje për të gjithë punonjësit e Drejtorisë së Policisë së Tiranës. I rënë në krye të detyrës, Allaman Dervishi është dekoruar me Medaljen e Mirënjohjes nga Presidenti i Republikës dhe u shpall Dëshmor i Atdheut, pasi gjeti vdekjen në krye të detyrës. Ai ka shërbyer me devotshmëri dhe përkushtim në çdo detyrë që i është ngarkuar dhe kudo ku e kërkonin interesat e Atdheut. Sipas njoftimit për shtyp, ndërmarrja e Aktit të Pajtimit, e realizuar nga familja Dervishi, tregon frymën e shpirtin njerëzor si dhe një detyrim moral si një nga principet primare të jetës së çdo njeriu. “Familjarët e autorit të vrasjes dhe bashkëpunëtorëve të tij, që nga dita e ndodhjes së ngjarjes e në vazhdimësi kanë mbajtur një qëndrim pendues dhe kanë kërkuar ndërmjetësim për pajtim me familjen e të ndjerit Allaman Dervishi, pavarësisht faktit të dënimit të autorit të vrasjes dhe bashkëpunëtorëve të tij, për fajin e kryer prej tyre”, - vijon njoftimi.