E Shtunë, 31 Tetor 2026

Toro: Shfuqizimi i ligjit bllokon kthimin e pronave

 

Ish-pronarët kërkojnë hartimin e një ligji të ri, pasi ligji aktual e ka bllokuar tërësisht procesin e kthimit të pronave. Sekretari i Përgjithshëm i shoqatës "Pronësi me Drejtësi", Agim Toro deklaroi se "kjo është edhe arsyeja kryesore përse e kërkojnë shfuqizimin e ligjit aktual të pronave". "Ligji i votuar në 2006 është një variant i dobët i atij konsensual të 2004-ës, nga i cili janë trashëguar vetëm 6 nene. Kështu zëvendësimi i Komitetit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave në një Agjenci qeveritare, ishte një tjetër regres. I humbi transparenca e zbatimit këtij ligji. Nuk ka më transparencë për të parë si është situata dhe i fshihet realisht popullit kjo situatë", deklaroi Toro. Sipas tij, "ende nuk ka ndonjë informacion, një bilanc të punës se si është zbatuar në praktik ligji. Pra sa vendime janë dhënë, sa është detyrimi që shteti nuk kthen, por duhet t'i kompensojë pronarët në mënyrë për të parë realitetin në sy, ka aftësi qeveria shqiptare të realizojë zgjidhjen e këtij problemi apo nuk ka" theksoi Toro.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›