Megan Foks,: “Kam frikë se mund të vdes si Merlin Monro”
Probleme shëndetësore për Megran Foks: protagonistja e “Transformers” ka pranuar se ka “Një problem mendor”. Me sa duket, në këtë rast bëhet fjalë për skrizofeni, prejardhja e së cilës mbetet mister. Aktorja shprehet se është e trembur për jetën e saj. “Kam frikë të kem një vdekje si Merlin Monro”,- ka shpjeguar ajo për revistën britanike “wonderland”, duke pozuar dhe nxjerrë në pah “anën e errët” e veshur me të zeza. “Kam një lloj problemi mendor dhe nuk e kuptoj për çfarë bëhet fjalë ekzaktësisht. Kam lexuar të gjithë librat e shkruar për Merlin Monronë. Mund të përfundoj si ajo sepse luftoj gjithmonë me idenë se vuaj nga atakë skizofrenie”,- ka saktësuar aktorja. Në çdo rast, probleme mendore ose jo, Megan shpalos sërish gjithë sensualitetin e saj. Në fotografitë e realizuara për “Wonderland”, Megan duket më e bukur se kurrë. Me natryshmërinë që e karakterizon, aktorja ngjason me një divë. Mos ndoshta “sëmundja mendore” nuk është veçse një mënyrë për të tërhequr vëmendjen?
Penelop Kruz
Synon rikthimin në Spanjë
Aktorja Penelope Kruz, synon rikthimin në kinemanë spanjolle, kur të jetë shumë e vjetër për Hollivudin, pasi krijuesit europianë të filmave janë më pak të varur nga mosha. Ylli i filmit “Vicky Cristina Barcelona”, thotë se ajo dëshiron të plaket hijshëm dhe zotohet se do të qëndrojë larg ndërhyrjeve kozmetike. “Shpresoj se do të jem në gjendje të punoj gjithë jetën, madje edhe kur të plakem. Është më lehtë ta bësh atë në Europë sesa në Amerikë, pasi në Amerikë është më e vështirë për aktoret e moshuara të gjejnë punë”,- ka thënë Kruz. “Por falënderoj Zotin që kemi njerëz në Spanjë si miku im Pedro Almodovar, i cili do të angazhojë edhe aktore të të gjitha moshave, dhe, nëse ai i pëlqen, ai do të vazhdojë t’i angazhojë deri në moshën 80-vjeçare. Është më e mirë se sa të jesh e obsesionuar pas rinisë”,- ka shtuar aktorja.
4 Shtator 2009