Liburna në bazën e Çezarit
Në projektin “Liburna", ose arkeologjia shqiptare e nënujit, i cili është një projekt kombëtar është e përfshirë edhe Parku Akroelogjik i Orikut, dëshmuar si baza kryesore detare e Çezarit në Shqipërinë e Jugut. Ky projekt i përket marrëveshjet 2007-2010 më qeverinë italiane. Ai ka si objektiv studimin e bregdetit shqiptar dhe ndërtimin e hartës arkeologjike të tij. Pjesë e punës së projektit është edhe një kërkim i realizuar para pak javësh në zonën nënujore të Porto Paelermos, ku u zbuluan objekte qeramike të shekullit IV dhe u realizua zonifikimi i plotë i kësaj pjese të bregdetit.
Një ekspeditë e përbashkët italo-shqiptare do të nisë së shpejti punën në Parkun Kombëtar Arkeologjik të Orikut, 25 km larg qytetit të Vlorës, e cila do të fokusohet kryesisht në zonën nënujore të lagunës me të njëjtin emër, ku fshihet një pjesë e qytetit të lashtë. Drejtori i parqeve arkeologjike Amantia-Orik, Gëzim Llojdia, tha se, "fillesa e kësaj ekspedite, u hodh gjatë një vizite që zhvilloi ditët e fundit në këtë park, një ekspeditë e drejtuar nga Adrian Anastasi, drejtor i arkeologjisë nënujore Durrës dhe Xhulian Volpe, rektor i Universitetit të Foxhias (Itali), të cilët realizuan një rikonjicion të sitit arkeologjik Orik, në kuadrin e projektit "Liburnia", që ka nisur të zbatohet në bregdetin jugor të Shqipërisë".
Llojdia tha se, projekti “Liburna", ose arkeologjia shqiptare e nënujit, është një projekt kombëtar, i cili është përfshirë në marrëveshjet 2007-2010 më qeverinë italiane. Ai ka si objektiv studimin e bregdetit shqiptar dhe ndërtimin e hartës arkeologjike të tij. Pjesë e punës së projektit është edhe një kërkim i realizuar para pak javësh në zonën nënujore të Porto Paelermos, ku u zbuluan objekte qeramike të shekullit IV dhe u realizua zonifikimi i plotë i kësaj pjese të bregdetit.
Sipas Llojdisë, një nga fazat më interesante të projektit, është eksplorimi i sitit arkeologjik të Orikut, ku puna do të përqëndrohet në zonën nënujore të lagunës ose siç emërtohet ndryshe, liqeni i Valltos, ku gjenden disa prej veprave monumentale të qytetit antik.
"Gërmadhat e qytetit antik të Orikut (Pashalimani i sotëm), gjenden ne pjesën më jugore të gjirit të Vlorës dhe 42 km në jug të Apollonisë, në një skelë të futur brenda bregut mbi kodrën që mban emrin Paleokaster, e larte 20 m mbi nivelin e detit", sqaron drejtori Llojdia. Sipas tij, duke njohur faktin historik se në shek.I p.e.s. Oriku shërbeu si kryeurë e fuqive pushtuese të kohës, arenë luftërash midis Romës, Maqedonisë dhe Ilirisë, si dhe në luftën rivale midis Çezarit e Pompeut që i solli Orikut shumë shkatërrime, pikërisht kërkimet nënujore do të shtrihen në këtë zonë, ku ushtria e Pompeut u zu në befasi. Në këtë pjesë të liqenit gjendet akropoli, që daton në shek IV, tregu i qytetit, etj.
Gjatë punës paraprake që bënë pjesëtarët e ekspeditës, e cila do të nisë nga puna në terren në datën 29 korrik, u eksplorua porti i brendshëm (portus introitus), i përmendur prej Cezarit, i cili është lokalizuar në lagunën 2.2 km të gjatë dhe 1.2 km të gjere, që ka formën e një trekëndëshi me baze të drejtuar nga deti. Sipas Llojdisë, në ekstremin perëndimor, bankina përshkohet prej një kanali, i cili e lidhte lagunën me detin.
Aktualisht, në brendësi të lagunës, nën pasqyrën e ujit, spikasin qartë gjurmët e një muri, me gjerësi 1.80 metra, i cili lidh dy brigjet e saj dhe që, është bankina me gjatësi rreth 200 metra, që shërbente për ankorimin e anijeve.
Në kapërcyellin e erës sonë, krahas Apollonisë, Oriku dëshmohet si baza kryesore detare e Çezarit në Shqipërinë e Jugut. Përmendja e tij si qytet me mure mbrojtës, i pajisur me garnizon, tregon vazhdimësinë e jetës si qendër e fortifikuar edhe nga fundi i periudhës republikane.
Nga ana tjetër, ndërtimi i teatrit në shek. I-rë të erës sonë, dëshmon se Oriku edhe gjatë kohës perandorake, jetoi një periudhë lulëzimi. Forcën e tij jetësore e dëshmon dhe veprimtaria ndërtuese e Herod Atikut, pas tërmetit të shek. II-të. Porti i qytetit, siç e përmend Çezari, ka qenë nga ana e lagunës, ku dallohen dhe muret nën nivelin e detit. Kjo dëshmon se, gjatë shekujve ka ndodhur ulja e ngadalshme e bregut nën ujë, si edhe mbushja me aluvione e portit", thotë drejtori i parqeve arkeologjike të Amantia-Orik.
Sipas tij, aktualisht, kanali është bllokuar, duke e lënë liqenin të izoluar dhe vetëm me një furnizues uji, që aktualisht është një dajlan peshku. Për këtë arsye, objekt i punës së ekspeditës së përbashkët italo-shqiptare, që do të nisë nga puna në datën 29 korrik, do të jetë dajlani e, më pas liqeni, i cili ka një grykë furnizimi, i mbuluar pjesërisht nga aluvionet dhe rëra.