Trashëgiminë, ministria e feston në Petrelë
Për herë të parë në kalanë e Petrelës do të organizohen “Ditët e trashëgimisë kulturore-Petrela 2008”. Projekti, që ngjan më shumë festiv, është shkruar nga shoqata e Tirana, dhe mbështetur financiarisht nga Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. Programi i këtij aktiviteti do të përfshijë: koncert të grupeve folklorike të trevës së Tiranës; Panair i produkteve agro-bujqësore dhe prodhimeve artizanale të traditës nga zonat pjesëmarrëse;Ekspozitë fotografike retrospektivë e zhvillimit të këtyre zonave; Sfilatë e veshjeve tradicionale të trevës, si dhe vizitë në kalanë e Petrelës.
Kjo ditë, thuhet në njoftimin për shtyp, ka si synim të kthehet në një traditë për ringjallur aktivitetin kulturor artistik në trevën e Tiranës, e më gjerë, që dallohet për elementët folklorikë. Gjithashtu ky projekt tërheq vëmendjen edhe për krijimin e një traditë të re me organizimin e një festivali-panair të tipit “fair” aq i përhapur në vendet evropiane, ku në një event të vetëm të përfshihen elementet tradicionalë artistikë, etnografikë, muzikorë, si dhe produktet tradicionale të zonave pjesëmarrëse, stimulimin e turizmit folkoriko-etnografik dhe atij bujqësor.
“Të gjithë qajnë” në 10 minuta
Një nënë me djalin e saj binjak i sapokthyer nga emigrimi, që sulmohet nga një grup grabitësish me maskë, mes të cilëve dhe binjaku tjetër. Drama reale me një fund tragjik, që ka pësuar një familje e varfër shqiptare në vitin ’97, u përcoll për 10 minuta në filmin “Të gjithë qajnë”.
Filmi me metrazh të shkurtër, një produksion i shtëpisë së njohur filmike B & G, u promovua mbrëmjen e së mërkurës, në ambientet e “Vila 100” në Tiranë. Me regji dhe skenar të Jonid Jorgjit, student i filmit në Akademinë e Arteve, dy protagonistë të filmit, vëllezërit binjakë, interpretohen nga aktorët Flori dhe Bori Uka. Ndërsa roli i nënës, e cila i heq maskën grabitësit duke zbuluar se ai ishte djali i saj binjak, u interpretua nga aktorja Marilda Furxhi. Ky është dhe momenti kur të gjithë qajnë.
Filmi, me producent Sadush Yllin, është një projekt i Qendrës Kombëtare Kinematografike dhe së shpejti pritet të prezantohet në festivalin e filmit me metrazh të shkurtër që do të zhvillohet në muajin gusht në Qipro.
Jonid Jorgji (regjisor) - Subjekti i filmit është marrë nga një ngjarje reale dhe “Të gjithë qajnë” është përzgjedhur pikërisht për të evidentuar mesazhin global të filmit. Në botë nuk ka njerëz të këqij dhe të mirë, të gjithë trajtohen si viktima. Dhe personazhi negativ dhe ai në fund qan pra, gjithkush mund të qajë. Elkjana Gjipali (producente ekzekutive): Është krijuar një traditë në treva shqiptare si Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, e cila u jep mundësi studentëve të prezantojnë punët e tyre në kompeticionet e ndryshme që zhvillohen. Shpresoj se në këto sipërmarrje, puna e madhe që kemi bërë të mund të vlerësohet. Flori dhe Bori Uka (aktorë, role kryesorë): Jemi shumë të kënaqur nga bashkëpunimi me regjisorin, pasi jemi dhe shumë miq të mirë. Në film pasqyrohen ngjarje reale të një familje shqiptare ku dy nga personazhet kryesor janë vëllezërit, rol i cili luhet nga ne.
Besa Imami (aktore): Ky film më tërhoqi shumë, pavarësisht se do doja që në momentin kulminant të kishte dhe pak vazhdimësi.