Regjisorët që Teatri do paguajë
Teatri Kombëtar finalizon projektin e të rinjve regjizorë duke shpallur pesë fitues, të cilët do t’i mbështesë financiarisht për vënien në skenë të veprave të tyre.
Pas njohjes me projektet aplikuese juria e përbërë nga drejtori i TK-së, Kristaq Skrami, Bujar Asqeriu, aktor, Fatjon Dragoshi, përfaqësues i MTKRS-së, Herida Duro po përfaqësuese e MTKRS-së, Indrit Cobani, aktor dhe regjisor i ri,- vlerësoi punën e mirë të bërë nga regjisorët e rinj, por nënvizoi praninë e ulët të dramaturgjisë shqiptare. U vu re tendenca e përzgjedhjes së emrave të mëdhenj nga letërsia botërore dhe vështirësinë e aplikantëve për t‘i zbërthyer si duhet ato. Juria shpalli si projekte fituese: Mikel Kalemi, me veprën “Kthesa” të Tankret Dorst; Irvin Muçaj, “Pluhuri mbi parvaz” shkruar nga Astrit Cani; Juli Sinani, vepra “Over There”, të Morun Motok; Eglantina Cenoimeri, vepra “Knepp” të Jorge Godenberg si dhe Erion Hinaj me veprën “Kamarieri memec” të Harold Pinter. “Java e teatrore e regjisorëve të rinj” do të mbahet në ambientet e Teatrit Kombëtar në muajin tetor të këtij viti. Bëhet e ditur se në Teatrin Kombëtar janë tërhequr 34 formularë aplikmi dhe janë dorëzuar 12 dosje projektesh nga regjisorë të rinj.
Në seleksionimin e projekteve përfitues të fondit të akorduar nga MTKRS juria vendosi si kritere për vlerësimin e dosjeve: aplikantët të jenë diplomuar për regjisurë; t’i jepet përparësi në vlerësim dramës shqipe; t’i jepet përparësi në vlerësim atyre projekteve që angazhojnë aktorë dhe artistë të rinj; t’i jepet përparësi shumëllojshmërisë së dramaturgjisë dhe këndvështrimeve regjisoriale.