Art + Arkitekturë
Është konsideruar si një tipologji krejtësisht e re për veprimtarinë e GKA-së, ekspozita që do të çelet të shtunën në konceptin: Art+Arkitekturë / Qyteti / Realitete+Vizion.
Sepse do të tregohen punët më të arrira studentore nga departamentet e arkitekturës së Universitetit Shtetëror të Tiranës dhe Katedrës së Ambientit të Ndërtuar të “Oxford Brookes University”, ndërthurur këto me punë nga artistë të njohur shqiptarë dhe punime artistike të studentëve britanikë të Arteve të Bukura nga po i njëjti universitet.
Ekspozita do të hapet në sallat kryesore të Galerisë Kombëtare të Arteve nga data 6 korrik deri më datë 31 gusht 2008, dhe zhvillohet drejtpërsëdrejti nën patronazhin nominal të Kryeministrit të Shqipërisë, z. Sali Berisha dhe kujdesin e veçantë të ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, z. Ylli Pango. Pjesëmarrësit e drejtpërdrejtë në projekt janë: “School of Build Environment and School of Fine Arts”, “Oxford”, “Brookes”, “University” (UK); Fakulteti i Arkitekturës, Universiteti Politeknik i Tiranës; artistë bashkëkohorë shqiptarë, si dhe studentë britanikë nga arkitektura dhe Artet e Bukura, dy prej të cilëve janë fitues të çmimeve më të rëndësishme për arkitekturë dhënë nga RIBA (Instituti Mbretëror Britanik i Arkitekturës) si dhe 3 studentë shqiptarë që kanë studiuar në këtë universitet me rezultate mjaft të larta.
Ekspozita finale do të jetë një ndërthurje e trefishtë, ku do të gërshetohen me njëra-tjetrën veprat studentore britanike në projekte, vizatime dhe makete arkitektonike dhe artistike, me projekte, skulptura, instalime, pikturë, fotografi dhe video art nga artistë shqiptarë, si dhe me veprat respektivë në arkitekturë të studentëve shqiptarë.
“Duke qenë se tema e kësaj ekspozite ka një prekje problemesh që përfshijnë pothuajse çdo lloj fushe të krijimit artistik, arkitektonik dhe akademik sinteza vizive do jetë një risi jo vetëm për artin, por edhe për mësimdhënien shqiptare dhe shkollën shqiptare të arkitekturës. Ne synojmë që kjo ekspozitë, e çliruar nga rregullat dhe kërkesat e ngurta politiko-ligjore të lidhura ngushtë me arkitekturën në përgjithësi sot kudo në botë, të nxjerrë në pah shqetësimet dhe fenomenet që ngacmojnë dhe shqetësojnë çdo banor qytetesh metropol sot në Evropë dhe në botë”, - shkruan kuratori i projektit, njëkohësisht drejtor i GKA-së, Rubens Shima. Ky projekt thuhet nga organizatorët është menduar të ketë vazhdimësi dhe shtrirje trevjeçare.