E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Licencimi dhe vlerësimi në standarde evropiane"

 

Edi Rama i është përgjigjur dje Kryeministrit Berisha nga qyteti i Durrësit, kur ka nisur prezantimin e programit që ka të bëjë me turizmin. Pasi i bëri një ekspoze gjendjes në të cilin ndodhet sektori i turizmit në vend, i cili sa vjen dhe po bëhet më pak konkurrent, Rama parashtroi dhe disa objektiva që Partia Socialiste kërkon t'i përmbushë përmes programit të saj qeverisës. Duke prezantuar kapitullin e Programit të PS-së për sektorin e turizmit, Edi Rama tha se, qeverisja socialiste pas 28 qershorit të gjitha investimet në infrastrukturë do t'i kryejë në funksion të zhvillimit të turizmit. "Kemi 22 mijë shtretër për turistët dhe janë shumë pak, por nuk u ndal deri në këtë konstatim. Rama shtoi se nuk kemi një sistem të pranueshëm të njësive hoteliere të turizmit. Ne do ta ngremë këtë sistem licencimi dhe vlerësimi në bazë të standardeve evropiane", tha Rama. Sipas tij, qëllimi ynë është të integrojmë shërbimet tona turistike në rrjetin evropian të shërbimeve turistike. Rama u ndal tek teknologjia, e cila duhet të jetë në funksion të zhvillimit, pasi vendi ynë nuk mund të jetë magazinë hekurishtesh të papërdorshme: "Janë shumë pak, por nuk kemi sot e gjithë ditën asnjë sistem vlerësimi të pranueshëm të njësive hoteliere të turizmit. Ne do ta ngremë këtë sistem licencimi dhe vlerësimi në bazë të standardeve evropiane, me qëllim që t'i integrojmë shërbimet tona turistike në rrjetin evropian të shërbimeve turistike. Nga ana tjetër, ne do të bëjmë të mundur që Shqipëria të bëhet një prej destinacioneve më të konsoliduara turistike të Ballkanit dhe të bëhet pjesë e zinxhirit turistik të rajonit, ku sot është tërësisht një hallkë e shkëputur", tha Rama.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›