Rama, tur takimesh për riorganizimin e forcave opozitare
Pas Gjinushit, kreu i PS-së takohet edhe me kreun e PDS-së, Paskal Milo. Rama pritet të takohet edhe me përfaqësues të së djathtës që janë në opozitë
Shaban Sulçe
Takimeve të njëpasnjëshme të kryeministrit Berisha me partitë aleate në prag të fillimit të sezonit të ri politik, kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama u është përgjigjur me të njëjtën monedhë. Kreu në detyrë i selisë rozë ka nisur një tur takimesh, të cilat kanë për qëllim riorganizimin e forcave opozitare. Pas takimit me aleatin tradicional, kreun socialdemokrat Skënder Gjinushi, Rama është takuar dje me kryetarin e Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo, ndërkohë që pritet që kryesocialisti të zgjasë dorën e bashkëpunimit edhe me krerët e partive të djathta, gjithnjë nëse ato të jenë në pozicione opozitare ndaj qeverisë së re dhe kryeministrit Berisha. Në këtë kontekst pritet që në ditët në vazhdim Rama të takohet edhe me kryetarin e Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, si dhe me kreun e Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi.
Bisedimet
Bisedimet e kryetarit të Partisë Socialiste me krerët e partive opozitare kanë lidhje me aktualitetin politik, por edhe me organizimin e opozitës për zgjedhjet më të afërta, që janë zgjedhjet lokale të vitit 2011. Në takimet e zhvilluara Rama ka kërkuar mbështetje ndaj qëndrimit të PS-së për ta konsideruar Parlamentin dhe qeverinë me legjitimitet thellësisht të cunguar. Gjithashtu kreu i PS-së ka kërkuar mbështetje dhe koordinim të aksioneve opozitare në këtë periudhë, ndërkohë që ka shpalosur edhe qëllimin e tij për zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme. Në epiqendër të diskutimeve është edhe krijimi i Konfederatës, me anë të së cilës PS-ja do të përpiqet të mund dyshen PD-LSI dhe aleatët e tyre. Duket se takimet e Ramës me aleatët e majtë tradicionalë kanë qenë të frytshme. Pas takimit, socialdemokrati Gjinushi deklaroi mbështetjen e tij për bojkotin e Kuvendit nga ana e PS-së, ndërkohë që kreu i PDS-së, Milo, duket se ka mirëpritur idenë e krijimit të Konfederatës.
Milo
Pas takimit të zhvilluar dy ditë më parë me kreun e Partisë Social Demokrate, Skënder Gjinushi, dje kryesocialisti Edi Rama është takuar në selinë rozë me kreun e PDS-së, Paskal Milo.
Pas takimit, Milo tha se biseda ishte përqendruar rreth idesë së organizimit të opozitës si një forcë e vetme politike me qëllim fitoren në zgjedhjet e ardhshme. “Diskutuam për çështje politike të ditës, por diskutuam në mënyrë të veçantë rreth së majtës shqiptare për mënyrën dhe format e riorganizimit të saj me qëllim që e majta shqiptare, në sfidat e ardhshme elektorale të paraqitet si një forcë e vetme politike me qëllim që të jetë e suksesshme dhe besoj se me mënyrën se si do të riorganizohemi do të jetë e suksesshme”, - tha Milo pas takimit të zhvilluar me Ramën.
Opozita e djathtë
Në Kongresin e Jashtëzakonshëm të Partisë Socialiste, kryetari në detyrë i PS-së, Edi Rama, teksa deklaroi rikandidimin për këtë post, tha se synonte që të vendoste dhe forconte bashkëpunimin me çdo forcë opozitare që angazhohej për shkurtimin e ditëve të qeverisë së re. Në këtë mënyrë, Rama paralajmëroi bisedime dhe bashkëpunim dhe me forca të së djathtës, të cilat jo vetëm që nuk gjenden në qeveri, por edhe janë pozicionuar si kundërshtare të Partisë Demokratike. Në këtë drejtim, kreu në detyrë i Partisë Socialiste pritet të zhvillojë shumë shpejt një takim me kryetarin e Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, si dhe me kryetarin e Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi.
5 Shtator 2009