Tri opsionet që u diskutuan në mbledhjen e Kryesisë
Në mbledhjen e Kryesisë së PS-së u diskutuan tri opsione, të cilat kishin të bënin me qëndrimin që duhet të mbante PS-ja ndaj Kuvendit.
Opsioni i parë, i cili është mbrojtur fort gjatë këtyre ditëve nga kryesocialisti Edi Rama, ka qenë bojkotimi total i punimeve të Kuvendit.
Përballë këtij opsioni qëndrojnë grupi i anëtarëve të Kryesisë, të cilët në Kongres u shfaqën si kundërshtarë të kryetarit në detyrë, Edi Rama, të cilët mbështesin rezolutën e Asamblesë Kombëtare dhe jo atë të Kongresit, duke kërkuar pjesëmarrjen e deputetëve socialistë në Kuvend. Opsioni i tretë është bojkoti me kushte. Çka do të thotë se Grupi Parlamentar do të jetë pjesëmarrjes në Kuvend ditën e hënë për të bërë betimin, si një akt që do të legjitimonte mandatet e gjithë të zgjedhurve socialistë dhe largimin më pas deri në përmbushjen e kërkesave të PS-së për hetimin e shkeljeve elektorale.
5 Shtator 2009