E Shtunë, 31 Tetor 2026

Villas-Boas pret përforcime

Menaxheri i Tottenhamit, Andre Villas-Boas, ka thënë se shpreson të sjellë përforcime të reja para mbylljes së afatit kalimtar të premten.

Klubi londinez solli tre futbollistë të rinj këtë verë, kurse Luka Modric është pranë largimit në drejtim të Real Madridit. “Ne synojmë të përforcojmë ekipin. Afati kalimtar mund të jetë shumë i nxehtë në ditët e fundit. Por, ne shikojmë se çka mund të bëjmë”, deklaroi Villas-Boas pas barazimit 1-1 me West Bromwichin të shtunën në kuadër të xhiros së dytë në Premierligë.

Emmanuel Adebayor, Gylfi Sigurdsson dhe Jan Vertonghen janë përforcimet e deritashme të Tottenhamit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›