E Shtunë, 31 Tetor 2026

Papunesi rekord ne Eurozone ne 10.7

Norma e papunësisë në muajin janar në vendet e monedhës euro ka prekur rekordin në 10,7%. Sipas zyrës europiane të statistikave ky është niveli më i lartë që nga viti 1999. Në muajin dhjetor të viti të kaluar papunësia në Eurozonë rezultonte në 10,6%, ndërsa një vit më parë ishte në 10%. Për vendet e BE norma e papunësisë për muajin e parë të 2012-ës është ndalur në 10,1% nga 10% në muajin dhjetor dhe 9,5% në janarin e 2011. sipas Eurostat në të gjithë BE numërohen 24 milionë e 325 mijë të papunë nga të cilët 16 milionë e 925 mijë i përkasin vendeve të Eurozonës. Nga vendet me numrin më të lartë të të papunëve rezultojnë Spanja në nivelin e 23,3%, Greqia në 19,9%, Irlanda dhe Portugalia në 14,8%. Më tej rediten Franca në 10%, Qipro në 9,6% dhe Italia në 9,2%. Kategoria që vuan më shumë papunësinë janë grupi i të rinjëve nën moshën 25 vjec ku vetëm për janarin rezultojnë në BE 5,507 milionë, nga të cilët në Spanjë arrijnë në 49,9% dhe Greqi në 48,1%.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›