E Shtunë, 31 Tetor 2026

Veliaj prezanton G 99-n në Shtetet e Bashkuara të Amerikës



Kreu i Lëvizjes G 99, Erion Veliaj, ka nisur një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku është takuar me kongresmenin amerikan Alcee Hastings dhe stafin e Komisionit të Helsinkit. Veliaj dhe Hastings ranë dakord për të mbajtur një seancë dëgjimore në Kongresin Amerikan në muajin shtator, të fokusuar te çështjet shqetësuese për mbarëvajtjen e zgjedhjeve të ardhshme. Veliaj gjithashtu mbajti një fjalim në qendrën prestigjioze studimore, “Ëoodroë Ëilson”, ku mbrojti tezën e ndryshimeve në lidershipin politik me zgjedhjet e ardhshme. E pranishme në këtë takim ishte dhe ish-ambasadorja e SHBA-ve në Shqipëri, Mariza Lino, e cila inkurajoi pjesëmarrjen e të rinjve në politikë. Veliaj u takua gjithashtu me presidentin e National Democratic Institute (NDI), Ken Ëallack, me të cilin biseduan për asistencën që NDI mund të japë për Shqipërinë. Veliaj zhvilloi takime me disa nga filantropitë amerikane si Fondacionin Soros, Carnegie Endoëëment, National Endoëment for Democracy (NED) dhe Freedom House. Gjatë këtyre bisedave ish-aktivisti i shoqërisë civile kërkoi rritje të interesit nga filantropitë amerikane për shoqërinë civile në Shqipëri duke e konsideruar tranzicionin në Shqipëri “një punë të papërfunduar ende”. Erion Veliaj dhe drejtuesi i Institutit të Medias në Shqipëri, Remzi Lani, do të vijojnë takimet me zyrtarë të lartë të Departamentit të Shtetit, të Fondit së Sfidës së Mijëvjeçarit dhe Agjencisë USAID, për të kërkuar rritje të interesit politik dhe ndihmës financiare në marrëdhëniet me Shqipërinë.

3 Maj 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›