Shembet tavani i shkollës, 1 i vdekur 20 të plagosur
Një zyrtar i strukturave italiane për mbrojtjen nga fatkeqësitë, bëri me dije dje se, për shkak të rënies së tavanit të një shkolle pranë Torinos, gjeti vdekjen një nxënës dhe u plagosën njëzetë të tjerë. Më tej, sipas një deklarate që oficeri i forcës së zjarrfikësve, Xherardo Ferito, bëri gjatë edicionit të lajmeve TG24, në rrjetin televiziv "Sky", u mësua se të paktën një prej të plagosurve qe në gjendje shumë të rëndë shëndetësore.
Ai shtoi se rënia e tavanit, që shkaktoi fatkeqësinë, është në hetim e sipër. Në çastin e tragjedisë, në zonë frynin erëra shumë të forta, por, megjithatë, zyrtari nuk nxitoi ta cilësonte aksidentin si i shkaktuar nga shkaqe natyrore. Shkollat publike italiane kryejnë mësim edhe të shtunave, gjë që shpjegon edhe praninë e nxënësve dje në shkollë, ndërkohë që viktima që humbi jetën ishte 15-vjeçar.