Paloka dhe Baraj akuzojnë prindërit e njëri-tjetrit si kriminelë dhe spiunë

Degjeneron në sherr emisioni i Blendi Fevziut
Degjeneron situata e debatit politik në emisionin Opinion të Blendi Fevziut. Akuzat mes deputetit demokrat Edi Paloka dhe kreut të PS për Tiranën kanë shkuar edhe më tej akuzave personale. Deputeti demokrat Paloka ka akuzuar Barajn se vjen nga një familje kriminelësh, ku i ati i tij ka firmosur vrasjen e shumë njerëzve. Yt at ka qenë kriminel dhe ti nuk mund të më dalësh mua para me atë surrat të qelbur. Babi juaj ka qenë kryetar i degës së Brendshme në Lezhë dhe ka bërë krime, ka theksuar Paloka. E menjëhershme dhe e rëndë ka qenë edhe akuza nga ana e Bares, i cili e ka cilësuar spiun babain e Palokës. Ti ke qenë spiun, familja juaj ka qenë spiune dhe atëherë ka qenë më mirë të vrisje njerëzit dhe të deklarojë veten publikisht se sa të ishe spiun, theksoi Baraj. Sipas tij, Paloka përdor fjalët hajdut, akuza, dhe e ka cilësuar këtë një njeri që ngjan atyre qarësve që paguan kur u vdes dikush. Ndër të tjera Paloka ka theksuar se gjërat e vërteta mund të jenë edhe të dhimbshme. U revoltuat dhe është e drejtë, kjo ka qenë historia juaj e opozitës gjithë këto kohë. Ky zotëria guxoi të shpifi edhe për familjen time. Im at ka qenë nëpunës në ministrinë e Industrisë së Lehtë, nënvizoi Paloka duke shtuar se me votën e tyre në 28 qershor shqiptarët, do tregojnë prapë se Shqipëria nuk do të lejojë rikthimin as të bijve, as të baballarëve. Një qëndrim ndërmjetësues dhe paqësor ka mbajtur deputeti tjetër i PS-së, Kastriot Islami, i cili ngjarjen e krijuar në studiot e emisionit televiziv e cilësoi të papëlqyeshme. Por mesa duket fatkeqësisht ky është pjesë e modelit të qeverisë. Kemi parë Berishën në Parlamenti sesi i është drejtuar një deputeti duke sharë të gjithë njerëzit e familjes. Kemi parë kryetaren e Parlamentit, Jozefina Topallin se me çfarë fjalori i është drejtuar deputetëve në parlament. Kemi ndërtuar një sistem zgjedhor që të mos shkojmë drejt këtij modeli, por mesa duket ku është modeli i kryeministrit Berisha, nënvizoi Islami, duke kërkuar nga Paloka mirëkuptim për të folur politikisht, dhe sipas të tilla akuza duhet të mbyllen në politikën shqiptare. Emisioni ishte planifikuar për kreun e opozitës Edi Rama, i cili do të shpaloste programin e tij, por për arsye teknike ai nuk u shfaq në këtë emisionin. Mungesa e tij u komentua nga të ftuarit e PD-së, Arben Imami dhe Edi Paloka si pamundësi dhe frikë për të përballuar sfidën. Rama ka futur në statut se do të largohet nga partia nëse humbet. Gjithë këtë kohë është përpjekur të krijojë partinë e vet me Bashkinë e Tiranës. Sot PS është partia e Bashkisë së Tiranës që e kontrollon totalisht dhe nesër po të humb do të ngelet po prapë në parti. Të gjitha llogaritë e tij janë bërë për humbjet dhe sesi të arrijë të mbaj partinë e tij, theksoi Paloka duke iu referuar moskandidimit të kryesocialistit Rama për deputet. Ndërsa nga ana e tij, përfaqësuesi i PS-së, Kastriot Islami u shpreh se Rama e ka shpjeguar një ditë më parë programin e tij dhe për arsye teknike nuk kishte ardhur në emision. Ka dy modele, një model i Berishës që shkon në Krujë dhe i drejtohet Skënderbeut, sepse ka sindromin për të zëvendësuar atë dhe e dyta Edi Rama i cili ka një kontratë me qytetarët e Tiranës, të cilët do të vendosin ta bëjnë ose jo kryeministër, theksoi Islami. Ndër të tjera debati ka vazhduar për çështjen e fushatës zgjedhore. Në lidhje me procesin e pajisjes së qytetarëve me karta, Arben Imami ka theksuar se ka një problem politik ku në mënyrë të qëllimshme krijohet zhurmë për kartat nga ana e opozitës. Ndërsa nga ana tjetër, sekretari për çështjet zgjedhore në PS-së Kastriot Islami ka theksuar se kjo qeveri ka dështuar me procesin e pajisjes së qytetarëve me karta edhe pse opozita i ka ofruar tre herë ndihmë kësaj qeverie në këtë proces, duke përmendur këtu edhe votimin me pasaporta. Kërkoni të manipuloni zgjedhjet siç e bënit me certifikatat, kërkoni ta bëni edhe me kartat. Procesin e drejtoni ju, ne nuk jemi fare në proces. Ky proces është selektiv dhe është frenuar, kërkoni të ndryshoni rezultatin e zgjedhjeve tregon panikun tuaj, dhe e gjitha që thoni është propagandë, iu drejtua Islami përfaqësuesve të PD-së.
Last Updated on Thursday, 04 June 2009 13:51