E Diel, 1 Nëntor 2026

Vlorë, kapet 27-vjeçari me 4 kg heroinë

Policia çoi në pranga shtetasin Ermal Myrtaj, 27-vjeç, lindur e banues në Fier. Nga strukturat e Luftës Kundër Narkotikëve është marrë informacion në rrugë operative se një shtetas do të trafikojë lëndë narkotike në drejtim të Italisë. 

Nga puna e bërë për ndjekjen dhe verikimin e këtij informacioni dje rreth orës 17:00 në Pikën e Kalimit Kufitar Kufitar Portual Vlorë është ushtruar kontroll i imtësishëm në automjetin tip Mercedes-Benz me targa FR 9753 B. Nga kontrolli i ushtruar në këtë automjet, në pjesën poshtë fshirëseve të xhamit të parë janë gjetur të fshehura  9 pako të mbështjella me natriban brenda të cilave ndodhej lënda narkotike e ngjashme me atë të llojit heroinë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike dhe automjeti tip Mercedes-Benz. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për Krimet e Rënda Tiranë për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” e mbetur në tentativë. /Start/

                                                                                             2012-04-10 00:50
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›