Lieberman racisti, kryediplomati hebre
Partia "Izraeli është Shtëpia Jonë"
ka fituar 15 vende në Parlamen
tin hebre, në zgjedhjet e fundit
të përgjithshme, duke u renditur e treta
në dhe do të jetë pjesë e qeverisë së
re. Sipas liderit të saj, Avigdor Lieberman,
arritja është shumë e madhe. Ai
është themeluesi i saj dhe personi që i
dha formë e përmbajtje. Për ish-emigrantin
e ardhur nga ish-Republika
Sovjetike e Moldavisë, pritet të nisë një
epokë e re, pasi synimi i tij është të bëhet
ministri i ri i Jashtëm i Izraelit. Momenti
do të jetë historik dhe Lieberman është
i përfshirë nga padurimi i pritjes. "Sa më
shpejt që të formohet qeveria, aq më
mirë do të jetë për vendin", pohon ai
lart e poshtë nëpër media. Njeriu që ka
shanse të jetë kryediplomati i Izraelit,
është i njohur për shumë gjëra, por asesi
për talentin për të bërë diplomaci.
Fjalë të tilla si "kompromis", apo marrje
në konsideratë, nuk përfshihen në
fjalorin e tij të përditshëm. Kur Kryeministri
i atëhershëm i Izraelit, Ariel
Sharon, propozoi lirimin e 350 palestinezëve
nga burgjet e vendit, në vitin
2003, Lieberman deklaroi një nga fjalitë
e tij që mbahen dhe do të mbahen
mend gjatë: "Do të ishte më mirë sikur
këta të burgosur të mbyteshin në Detin
e Kuq". Fjalët e tij patën forcën e një
bombe të vërtetë. Një herë tjetër, ai
propozoi ekzekutimin e anëtarëve arabë
të Parlamentit hebre, Knesset, që
kishin lidhje me Hamasin dhe Hezbollahët.
Më pas, ai sugjeroi se Izraeli duhet
të sillet me Gazën siç u soll Rusia
me Çeçeninë, pa marrë parasysh humbjet
e civilëve. Të gjitha këto deklarata
të njëpasnjëshme, edhe pse në kohë
të ndryshme, i dhanë reputacionin e
një racisti të thekur. Nëse gjërat do t‘i
ishin lënë në dorë Liebermanit, Irani
mund të mos ekzistonte sot më si shtet,
pasi ai disa herë ka këmbëngulur
se dënimi që shteti islamik duhet të
marrë për ndërmarrjen e programit të
tij bërthamor është bombardimi. Vite
më parë, ai kërcënoi Egjiptin, aleatin
kryesor të Izraelit në botën arabe, se
do ta bombardonte në rast se regjimi i
Kajros do të vazhdonte të mbështeste
liderin e Organizatës për Çlirimin e
Palestinës, Jaser Arafat. Kajro e ka bërë
të qartë vendimin e tij për ministrin e
ardhshëm. Lieberman do të vazhdojë
edhe në detyrën e re të mbetet për
Egjiptin "persona non grata", dhe nuk
do të pritet në këtë vend derisa të mos
ketë kërkuar ndjesë për sa ka thënë më
parë. Për shumë qeveri arabe, mendimi
që Lieberman, në postin e ministrit
të Jashtëm, konsiderohet si luftë e pashpallur
me Izraelin. Në Shtetet e
Bashkuara, Barak Obama kërkon që të
ndjekë një politikë urgjente për arritjen
e paqes dhe çdo kundërshtues i
kësaj politike mund të pritet ftohtë
nga Uashingtoni. Edhe Bashkimi
Evropian pritet të mbajë të njëjtin
qëndrim. Shefi i politikës së jashtme
në BE, Solana, e quan Lieberman "një
person me të cilin ka qenë në kontradiktë
gjatë gjithë kohës". Beniamin
Natanjahu, që do të jetë Kryeministri
i ardhshëm, për herë të dytë, do të
kishte dashur që t‘i shmangte probleme
të tilla. Për të, Lieberman mund
të kishte marrë pozicione të tjera më
pak të rëndësishme në qeveri, të tilla
si Ministrinë e Financave, apo poste të
tjera, por Lieberman i kërkoi me ngulm
Ministrinë e Jashtme. Të martën, Natanjahu
ia doli të bënte bashkë një
qeveri me ndihmën e të majtit Ehud
Barak, por pa konkluduar përfundimisht
me të djathtën ekstreme dhe dy
partitë e saj, përfshi partinë e Liebermanit.
Është një ironi e fatit se si një
njeri si Liebermani do t‘i diktojë tani
Natanjahut linjat e diplomacisë,
ndërkohë që ky i fundit ishte personi
që i hapi rrugën ish-emigrantit në
politikë. Liebermani e nisi karrierën në
Partinë e djathtë Likud, si një aktivist
i degës së studentëve. Natanjahu e
emëroi atë sekretar të partisë në vitin
1993, ndërsa në 1996, Lieberman drejtoi
fushatën e parë të suksesshme të
Natanjahut për Kryeministër. Por ai i
la likudët në vitin 1999, për të themeluar
një parti konkurrente nacionaliste
"Israel Beitenu", ose "Izraeli është
Shtëpia Jonë", që fitoi menjëherë në
zgjedhjet e para katër vende në Parlament.
Që nga ajo kohë, Lieberman ka
qenë pjesë e thuajse të gjitha qeverive,
por gjithmonë ka gjetur sebepe
për të mos marrë pjesë personalisht në
qeveri dhe për të dalë shumë shpejt
në opozitë. Kështu, në qeverinë e
Sharonit, ai ishte ministër i Transporteve
dhe u dorëhoq në shenjë proteste
për vendimin e qeverisë për të
lënë Rripin e Gazës. Kryeministri
tjetër, Ehud Olmert, shpiku një post të
ri ministror për të, Ministrinë e Planifikimit
Strategjik, por edhe nga ajo,
Lieberman u dorëhoq, për shkak të
bisedimeve në Anapolis, një nga tentativat
e pasuksesshme të administratës
së Bushit për të arritur paqe në
rajon. Të gjitha largimet nga kabinetet
qeveritare i ka bërë si pasojë e
mangësisë së tij të madhe për të bërë
kompromis. Të paktën kështu pretendon,
ndërkohë që sipas disa të tjerëve,
ai thjesht ka dashur që të nxjerrë në një
dritë të mirë partinë e tij para
zgjedhjeve, një strategji kjo që i doli
gjithmonë e suksesshme. Tani, pritet
që ai të bëhet ministri i ri i Jashtëm i Izraelit,
një hap ky i jashtëzakonshëm për
standardet izraelite, edhe për faktin se
ai është i pari emigrant nga ish-republikat
sovjetike që ka bërë një karrierë të
tillë. Lieberman ishte 20 vjeç kur arriti
në Izrael në vitin 1978. Së pari, ai nisi të
punonte në një kompani ajrore si
mbajtës bagazhesh. Thuhet se kur ishte
student, kishte një urrejtje shumë të
madhe ndaj arabëve, që e shprehte
vazhdimisht dhe shumë hapur. Sipas
disa burimeve, ka fjalë që ai mund të
ketë vrarë disa syresh. Për shumë kohë,
sjelljet e tij brutale dhe të dhunshme i
dhanë pseudonimin "Vladimir banditi".
Ajo çka Lieberman kërkon të bëjë
me Izraelin është shndërrimi i tij në një
klub ekskluziv vetëm për hebrenjtë.
Për të, çdo pakicë kombëtare përbën
një kërcënim. Një nga veçoritë e tij është
se ai thotë me zë të lartë, ato çka izraelitët
as që do të guxonin t‘i mendonin.
Ai e ka renditur veten përkrah atyre që
i konsideron si avokatët e Izraelit të
Madh, pra shtetit që do të shtrihej nga
Mesdheu deri në lumin Jordan. Ai është
krenar me veten edhe për kombinimin
e ideve të majta e të djathta që bën
shpesh, ndërsa parashtron politikat e
tij. Por kohët e fundit, Lieberman ka
nisur të shfaqë tendenca qetësie dhe
kujdes për ato çka thotë dhe bën. Disa
javë më parë, ai i bëri vizitë një gjeografi
të famshëm hebre, që i foli Liebermanit
se sa e mundur ishte për të gjitha palët
që Jerusalemi të ishte kryeqytet i Izraelit
dhe shtetit të Palestinës.
ka fituar 15 vende në Parlamen
tin hebre, në zgjedhjet e fundit
të përgjithshme, duke u renditur e treta
në dhe do të jetë pjesë e qeverisë së
re. Sipas liderit të saj, Avigdor Lieberman,
arritja është shumë e madhe. Ai
është themeluesi i saj dhe personi që i
dha formë e përmbajtje. Për ish-emigrantin
e ardhur nga ish-Republika
Sovjetike e Moldavisë, pritet të nisë një
epokë e re, pasi synimi i tij është të bëhet
ministri i ri i Jashtëm i Izraelit. Momenti
do të jetë historik dhe Lieberman është
i përfshirë nga padurimi i pritjes. "Sa më
shpejt që të formohet qeveria, aq më
mirë do të jetë për vendin", pohon ai
lart e poshtë nëpër media. Njeriu që ka
shanse të jetë kryediplomati i Izraelit,
është i njohur për shumë gjëra, por asesi
për talentin për të bërë diplomaci.
Fjalë të tilla si "kompromis", apo marrje
në konsideratë, nuk përfshihen në
fjalorin e tij të përditshëm. Kur Kryeministri
i atëhershëm i Izraelit, Ariel
Sharon, propozoi lirimin e 350 palestinezëve
nga burgjet e vendit, në vitin
2003, Lieberman deklaroi një nga fjalitë
e tij që mbahen dhe do të mbahen
mend gjatë: "Do të ishte më mirë sikur
këta të burgosur të mbyteshin në Detin
e Kuq". Fjalët e tij patën forcën e një
bombe të vërtetë. Një herë tjetër, ai
propozoi ekzekutimin e anëtarëve arabë
të Parlamentit hebre, Knesset, që
kishin lidhje me Hamasin dhe Hezbollahët.
Më pas, ai sugjeroi se Izraeli duhet
të sillet me Gazën siç u soll Rusia
me Çeçeninë, pa marrë parasysh humbjet
e civilëve. Të gjitha këto deklarata
të njëpasnjëshme, edhe pse në kohë
të ndryshme, i dhanë reputacionin e
një racisti të thekur. Nëse gjërat do t‘i
ishin lënë në dorë Liebermanit, Irani
mund të mos ekzistonte sot më si shtet,
pasi ai disa herë ka këmbëngulur
se dënimi që shteti islamik duhet të
marrë për ndërmarrjen e programit të
tij bërthamor është bombardimi. Vite
më parë, ai kërcënoi Egjiptin, aleatin
kryesor të Izraelit në botën arabe, se
do ta bombardonte në rast se regjimi i
Kajros do të vazhdonte të mbështeste
liderin e Organizatës për Çlirimin e
Palestinës, Jaser Arafat. Kajro e ka bërë
të qartë vendimin e tij për ministrin e
ardhshëm. Lieberman do të vazhdojë
edhe në detyrën e re të mbetet për
Egjiptin "persona non grata", dhe nuk
do të pritet në këtë vend derisa të mos
ketë kërkuar ndjesë për sa ka thënë më
parë. Për shumë qeveri arabe, mendimi
që Lieberman, në postin e ministrit
të Jashtëm, konsiderohet si luftë e pashpallur
me Izraelin. Në Shtetet e
Bashkuara, Barak Obama kërkon që të
ndjekë një politikë urgjente për arritjen
e paqes dhe çdo kundërshtues i
kësaj politike mund të pritet ftohtë
nga Uashingtoni. Edhe Bashkimi
Evropian pritet të mbajë të njëjtin
qëndrim. Shefi i politikës së jashtme
në BE, Solana, e quan Lieberman "një
person me të cilin ka qenë në kontradiktë
gjatë gjithë kohës". Beniamin
Natanjahu, që do të jetë Kryeministri
i ardhshëm, për herë të dytë, do të
kishte dashur që t‘i shmangte probleme
të tilla. Për të, Lieberman mund
të kishte marrë pozicione të tjera më
pak të rëndësishme në qeveri, të tilla
si Ministrinë e Financave, apo poste të
tjera, por Lieberman i kërkoi me ngulm
Ministrinë e Jashtme. Të martën, Natanjahu
ia doli të bënte bashkë një
qeveri me ndihmën e të majtit Ehud
Barak, por pa konkluduar përfundimisht
me të djathtën ekstreme dhe dy
partitë e saj, përfshi partinë e Liebermanit.
Është një ironi e fatit se si një
njeri si Liebermani do t‘i diktojë tani
Natanjahut linjat e diplomacisë,
ndërkohë që ky i fundit ishte personi
që i hapi rrugën ish-emigrantit në
politikë. Liebermani e nisi karrierën në
Partinë e djathtë Likud, si një aktivist
i degës së studentëve. Natanjahu e
emëroi atë sekretar të partisë në vitin
1993, ndërsa në 1996, Lieberman drejtoi
fushatën e parë të suksesshme të
Natanjahut për Kryeministër. Por ai i
la likudët në vitin 1999, për të themeluar
një parti konkurrente nacionaliste
"Israel Beitenu", ose "Izraeli është
Shtëpia Jonë", që fitoi menjëherë në
zgjedhjet e para katër vende në Parlament.
Që nga ajo kohë, Lieberman ka
qenë pjesë e thuajse të gjitha qeverive,
por gjithmonë ka gjetur sebepe
për të mos marrë pjesë personalisht në
qeveri dhe për të dalë shumë shpejt
në opozitë. Kështu, në qeverinë e
Sharonit, ai ishte ministër i Transporteve
dhe u dorëhoq në shenjë proteste
për vendimin e qeverisë për të
lënë Rripin e Gazës. Kryeministri
tjetër, Ehud Olmert, shpiku një post të
ri ministror për të, Ministrinë e Planifikimit
Strategjik, por edhe nga ajo,
Lieberman u dorëhoq, për shkak të
bisedimeve në Anapolis, një nga tentativat
e pasuksesshme të administratës
së Bushit për të arritur paqe në
rajon. Të gjitha largimet nga kabinetet
qeveritare i ka bërë si pasojë e
mangësisë së tij të madhe për të bërë
kompromis. Të paktën kështu pretendon,
ndërkohë që sipas disa të tjerëve,
ai thjesht ka dashur që të nxjerrë në një
dritë të mirë partinë e tij para
zgjedhjeve, një strategji kjo që i doli
gjithmonë e suksesshme. Tani, pritet
që ai të bëhet ministri i ri i Jashtëm i Izraelit,
një hap ky i jashtëzakonshëm për
standardet izraelite, edhe për faktin se
ai është i pari emigrant nga ish-republikat
sovjetike që ka bërë një karrierë të
tillë. Lieberman ishte 20 vjeç kur arriti
në Izrael në vitin 1978. Së pari, ai nisi të
punonte në një kompani ajrore si
mbajtës bagazhesh. Thuhet se kur ishte
student, kishte një urrejtje shumë të
madhe ndaj arabëve, që e shprehte
vazhdimisht dhe shumë hapur. Sipas
disa burimeve, ka fjalë që ai mund të
ketë vrarë disa syresh. Për shumë kohë,
sjelljet e tij brutale dhe të dhunshme i
dhanë pseudonimin "Vladimir banditi".
Ajo çka Lieberman kërkon të bëjë
me Izraelin është shndërrimi i tij në një
klub ekskluziv vetëm për hebrenjtë.
Për të, çdo pakicë kombëtare përbën
një kërcënim. Një nga veçoritë e tij është
se ai thotë me zë të lartë, ato çka izraelitët
as që do të guxonin t‘i mendonin.
Ai e ka renditur veten përkrah atyre që
i konsideron si avokatët e Izraelit të
Madh, pra shtetit që do të shtrihej nga
Mesdheu deri në lumin Jordan. Ai është
krenar me veten edhe për kombinimin
e ideve të majta e të djathta që bën
shpesh, ndërsa parashtron politikat e
tij. Por kohët e fundit, Lieberman ka
nisur të shfaqë tendenca qetësie dhe
kujdes për ato çka thotë dhe bën. Disa
javë më parë, ai i bëri vizitë një gjeografi
të famshëm hebre, që i foli Liebermanit
se sa e mundur ishte për të gjitha palët
që Jerusalemi të ishte kryeqytet i Izraelit
dhe shtetit të Palestinës.