E Diel, 1 Nëntor 2026

Mali i Zi, pret nisjen e bisedimeve për anëtarësim në BE

Ministri i Jashtëm malazez, Milan Rocen deklaroi se Mali i Zi, pret të nis bisedimet për anëtarësim në Bashkimin Evropian në vitin 2012, pas miratimit të një ligji të ri për zgjedhjet-në përputhje me instruksionet e Komisionit Evropian.

“Unë pres që Komisioni Evropian më 12 tetor të na japë një rekomandim pozitiv për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në mënyrë që bisedimet të nisin brenda disa muajve”, u shpreh ai.
 

I pyetur për kohën kur Mali i Zi do të hapte ambasadën e tij në Kosovë, shtetësinë e të cilës ky vend e njohu në vitin 2008, Rocen tha se kjo është më shumë një çështje financiare se sa politike, e që nuk do të duhej të përkeqësonte marrëdhëniet e Malit të Zi me Serbinë, meqë është një hap i zakonshëm në marrëdhëniet e shkëlqyera me Kosovën.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›