E Shtunë, 31 Tetor 2026

Liga e Kampioneve, Cana, sot ndaj Liverpulit

Mesfushori i përfaqësueses shqiptare, Lorik Cana, do të jetë sot në fushë ndaj Liverpulit, duke synuar që të udhëheqë skuadrën e Olimpikut të Marsejës drejt një kualifikimi historik në Ligën e Kampioneve. Kapiteni i marsejezëve do të luajë më një dëmtim të lehtë në këtë sfidë të rëndësishme për skuadrën e tij, pasi cilësohet si element i pazëvendësueshëm nga trajneri Gerets që i ka besuar atij mesfushën dhe detyrën për të ndalur Stiven Xherard. Cana ka luajtur edhe tre vjet më parë në Ligën e Kampioneve me fanellën e Paris Sent Zhërmenit, por në atë periudhë, ekipi francez nuk arriti të kualifikohej më tej në këtë kompeticion. Tani Cana ka mundësinë të shkruajë emrin në historinë e këtij klubi nëse do të arrijë të ndalë Liverpulin, një prej ekipeve më të suksesshëm në tre edicionet e fundit të këtij turneu. Marseja është në një pozicion më të favorshëm në këtë sfidë, pasi i mjafton një barazim në këtë sfidë të fundit për të kaluar në turin tjetër të turneut. Meqë loja mbrojtëse do të jetë objektivi kryesor i marsejezëve, Cana do të ketë rolin më të rëndësishëm në skemat e Gerets, i cili e ka kthyer atë disa hapa prapa, duke e sistemuar para mbrojtjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›