E Diel, 1 Nëntor 2026

Paneta: Sjella e ushtarëve në video për keqardhje

Sekretari amerikan i mbrojtjes, Leon Paneta, është shprehur sot se “është për të ardhur keq” sjellja e paraqitur në një video, ku paraqiten ushtarët amerikanë duke urinuar mbi kufomat e luftëtarëve talebanë në Afganistan.

Në një njoftim për shtyp zoti Paneta tha se ka urdhëruar hetime lidhur me këtë video dhe ka premtuar se ushtarët që kanë marrë pjesë në incident do të përgjigjen “në masë të plotë”.

Më herët, Marina e Shteteve të Bashkuara ka bërë me dije se nuk e ka verifikuar origjinën ose autenticitetin e videos. Gjithashtu ajoka theksuar se veprimet e paraqitura nuk janë në përputhje me vlerat e Marinës amerikane.

Ndërsa zyra e presidentit të Afganistanit, Hamid Karzai është shprehur se qeveria afgane është “thellësisht e shqetësuar” nga kjo video.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›