Pakistan, sulmi ajror vret gjashtë militantë

Zyrtarët e inteligjencës së Afganistanit kanë bërë të ditur se nga sulmi i sotëm me aeroplan pa ekuipazh janë vrarë gjashtë militantë në pjesën veriperëndimore të Pakistanit, afër kufirit me Afganistanin. Aeroplani i dyshuar amerikan pa ekuipazh ka hedhur dy raketa kundër dy veturave në hapësirën Doga në rajonin fisnor, Vaziristani Verior.
Ky ishte sulmi i dytë në ditët e fundit në fushatën me aeroplana pa ekuipazh, për të cilën Shtetet e Bashkuara nuk japin komente.
Sulme të tilla ishin ndalur për më shumë se gjashtë javë, për shkak të tensioneve me Pakistanin, pasin në muajin nëntor ishin vrarë 24 ushtarë nga sulmi ajror i NATO-s kundër një pike kufitare pakistaneze.
Nga një sulm i ngjashëm dje u vranë katër militantë në Vaziristanin Verior.