E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vdes spiuni legjendar rus

Spiuni legjendar i periudhës së ish-BRSS, Gevork Vartanian, ka ndërruar jetë në moshën 87-vjeçare.

Derisa po operonte në Teheran, gjatë Luftës së Dytë Botërore, Vartanian zbuloi dhe ndihmoi në parandalimin e komplotit nazist për vrasjen e tre liderëve të aleancës botërore kundër fashizmit - Jozef Stalin, Franklin Rosevelt dhe Winston Churchil - gjatë Konferencë së vitit 1943.

Ai arriti të depërtonte edhe brenda shërbimit britanik të zbulimit, duke zbuluar kështu një rrjet të tërë të agjentëve sekretë të Britanisë në Bashkimin Sovjetik.

Pas luftës, Vartanian dhe gruaja e tij punuan bashkë, si ekip spiunazhi, edhe për 30 vjet të tjera.

Vartanian u pensionua nga shërbimi i jashtëm i zbulimit rus në vitin 1992. Pas lajmit për vdekjen e Vartanian, presidenti i Rusisë, Dimitry Medvedev, e përshkroi atë si “një patriot të vërtetë dhe një person të jashtëzakonshëm”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›