E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjedhjet në Rusi, OSBE: Gara në favor të partisë në pushtet

Sipas OSBE-së, zgjedhjet parlamentare të muajit dhjetor në Rusi ishin të pandershme. “Gara u zhvillua ne favor te partisë në pushtet. Një gjë e tillë u evidentua nga mungesa e pavarësisë së administratës së zgjedhjeve. Njëanshmëria e pjesës më të madhe të medias dhe ndërhyrja e autoritetet shtetërore nuk krijuan kushtet për një gare të ndershme”, bëri të ditur në raportin e saj përfundimtar zyra e OSBE. Cilësia e procesit u përkeqësua më tej gjatë numërimit të votave që u karakterizua nga shkelje të vazhdueshme dhe manipulime të dukshme. Menjëherë reagoi Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve në Moskë i cili deklaroi se nuk ishte dakord me një raport të tillë të cilin e quajti të politizuar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›