E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ligjet, debat mes Bumçit dhe Rusmalit

Trualli shtetëror

është zhvilluar një debat i ashpër ndërmjet deputetëve të Partisë Demokratike në Komisionin e çështjeve Ligjore, në lidhje me çështjen e taksës së truallit të marrë me qira. Në seancën e dytë të mbledhjes, komisioni ka rrëzuar variantin e deputetit demokrat, Aldo Bumçi, i cili ka propozuar që të hiqet qiraja e truallit për ata persona që kanë marrë truall me qira, por që e përdorin për banim. “Nëse kemi favorizuar në legalizim banorët që kanë zënë troje të të tjerëve, përse të mos ndihmojmë këtë kategori që kanë të paktën një kontratë të rregullt”, tha Bumçi, por që propozimi i tij u hodh poshtë menjëherë nga kryetari i komisionit, Ilir Rusmali. I pranishëm gjatë mbledhjes ishte edhe zëvendësministri i Financave, Alfred Rushaj, i cili prezantoi përmbajtjen e projektligjit. Rushaj vuri në dukje se projektligji vendos një taksë prej 10% të vlerës së tokës në vit për ata që nuk e privatizojnë atë. Personat që aplikojnë për privatizim brenda 6 muajsh mund të paguajnë deri në 20% të vlerës me bono thesari. Sipas Rushajt, mbledhja e kësaj takse do të sjellë rritje në buxhetin e shtetit, i cili do të mundësojë një shlyerje më të shpejtë dhe më efektive të detyrimeve ndaj shtresës së ish-pronarëve. Pas shqyrtimit nen për nen, Komisioni i Ligjeve miratoi projektligjin duke e kaluar atë për votim në seancë plenare.

#

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›