E Diel, 1 Nëntor 2026

Klienti im, reagim njerëzor ndaj padrejtësisë

Avokati Plarent Ndreca

Plarent Ndreca, avokati i Nikoll Syziut, pranon se klienti i tij i ka dërguar një letër prokurorit të çështjes për të cilën gjykohet, por sipas tij, letra shpreh një reagim njerëzor ndaj padrejtësisë që i është bërë dhe po i bëhet Nikollës dhe vëllezërve të tij. “Nuk është aspak e vërtetë që personi të ketë kërcënuar prokurorin e çështjes, sa i përket këtij të fundit në paraqitjen e akuzës, por është përpjekur t’i thërrasë ndërgjegjes njerëzore qytetare dhe profesionale të prokurorit dhe t’i tregojë edhe njëherë atij se çfarë po i shkaktohet nëpërmjet një procesi farsë nga ana ligjore, nëpërmjet provave të stisura dhe të marra në kundërshtim me ligjin procedural. Ajo është një letër e hapur drejtuar jo vetëm prokurorit, por gjithkujt që e lexon atë letër, për padrejtësinë që shteti, në rastin konkret nëpërmjet prokurorisë, po i cenon të drejtat dhe liritë themelore të tij, jetën e tij private dhe familjare. Kjo letër është një thirrje dhe apel, që sigurisht ka dalë nga një situatë e rëndë psikologjike e shkaktuar nga një proces unik në llojin e vet dhe që përpiqet nëpërmjet saj të bëjë që ta dëgjojnë profesionistët qytetarë, që Nikolla shpreson se ekzistojnë akoma në sistemin e drejtësisë”, tha avokati Ndreca.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›