Ligji Antimafia Berisha: “Klanet mafioze, regjim të rreptë edhe në burgje”
Autori i Lajmit: Ornela Manjani“Fuqia kryesore e mafies është ekonomia e tyre, ndaj duhet të shënohet sukses në luftën kundër krimit ekonomik. Është bërë një betejë ë shkëlqyer, e suksesshme, por ekonomia e mafies dhe mafia është problemi më kryesor, me të cilin ne duhet të përballemi me zero tolerancë”,- tha Berisha. Përveç kontrolleve të rrepta në burgje për celularë, pritet dhe një furtunë në institucionet e vuajtjes së dënimit pas deklaratës së kreut të kabinetit. Një domosdoshmëri tjetër në suksesin e kësaj lufte në këtë fazë të re, theksoi Kryeministri, është ndryshimi i regjimit në burgje për klanet mafioze. “Duhet të ketë regjim të rreptë, sepse në qoftë se ne i lëmë ata të komandojnë nga burgjet klanet e tyre, ne thjesht u kemi siguruar atyre pushime.
pushime.
Regjimi në burgje
Të dyshuarit si pjesë të klaneve mafioze do të vendosen në regjimin më të rreptë, deri sa hetimi të ketë zbërthyer të gjithë klanin, interesat, veprimtarinë e tij. Por, nëse i lejohet celular në burg, ai vazhdon e mbron klanin, e komandon atë brenda e jashtë burgut. Regjimi do të jetë deri në limitet më të skajshme, duke respektuar sigurisht Kushtetutën, pasi të drejtat bazë kushtetuese nuk mund ti mohohen askujt. Por do të shkohet deri në limitin më të mundshëm. Shteti italian ka një praktikë shumë të mirë dhe, siç do të më thoshte ministri i Brendshëm italian, kusht përcaktues për suksesin e kësaj lufte është parimi “carcere duro”, - tha Berisha.
Regjimi
Regjimi do të jetë deri në limitet më të skajshme, duke respektuar sigurisht Kushtetutën, pasi të drejtat bazë kushtetuese nuk mund ti mohohen askujt”,- theksoi Kryeministri.
Berisha theksoi edhe një herë gatishmërinë e qeverisë për të miratuar dhe dërguar në Parlament, të gjitha sugjerimet, propozimet, amendimet që duhen për suksesin e kësaj lufte, në respekt të kuadrit kushtetues të vendit. “Është i domosdoshëm që regjimi në burgje i klaneve mafioze të ndryshojë. Duhet të ketë regjim të rreptë, sepse, në qoftë se ne i lëmë ata të komandojnë nga burgjet klanet e tyre, ne thjesht u kemi siguruar atyre pushime.
Mbledhja
Kryeministri Sali Berisha drejtoi dje mbledhjen e Komitetit Këshillimor Kombëtar për Luftën kundër Krimit të Organizuar në të cilën ai u shpreh se do të ndërmerren masa drastike kundër mafies. Ai theksoi rëndësinë që ka lufta kundër ekonomisë së mafies. Në praninë e ministrave të Brendshëm, Financës, Mbrojtjes, Prokurores së Përgjithshme, shefit të SHISH, drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Berisha tha se do të ketë amendime në ligjin për Shërbimin Informativ dhe në ligjin e Burgjeve për të rritur efikasitetin dhe masat në luftën kundër krimit.
Ky lajm është publikuar: 24/12/2009