Makina përplaset me bordurën, plagosen tre të rinj
Korçë
Tre të rinj aksidentohen rëndë në aksin rrugor Korçë-Pogradec. Ngjarja rrugore ka ndodhur pasditen e djeshme në Vloçisht, ku si pasojë e shpejtësisë së madhe, mjeti tip BMW me targa greke ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurën anësore të rrugës. Për pasojë, Bledi Topçiu, Arjan Latifi dhe Ilir Tahillari, të cilët udhëtonin në automjetin me targa të huaja, kanë mbetur të plagosur. Të lënduarit janë transportuar me urgjencë për në spital, ndërkohë që mendohet se shkak i aksidentit të jetë bërë shpejtësia me të cilën udhëtonin të rinjtë.
#