E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ligji Antiduhan, në 15 ditë, 57 gjoba

 
Vetëm dje, ISSH dhe Policia Bashkiake ka penalizuar 39 subjekte që shkelën Ligjin Antiduhan
Konsumimi i duhanit në ambiente që nuk lejohen ka ndëshkuar dhjetëra pronarë subjektesh private. Kështu 57 gjoba i janë vënë subjekteve private vetëm gjatë 14 ditëve të dhjetorit nga Policia Bashkiake dhe Inspektorati Shëndetësor, për moszbatimin e Ligjit Antiduhan. Një aksion i ndërmarrë gjatë ditës së djeshme nga Inspektorati Sanitar Shtetëror në bashkëpunim me Policinë Bashkiake, ka "zënë mat" 39 subjekte private, të cilat më pas janë gjobitur. "Gjatë kontrolleve të ushtruara të premten, në kuadër të zbatimit të Ligjit Antiduhan, gjobitën 39 subjekte private. Këto penalizime, e çojnë në 57 numrin e gjobave për muajin dhjetor",- bëjnë të ditur burimet zyrtare nga dy dikasteret. Ndërkohë dje Ministria e Shëndetësisë i bëri thirrje të gjitha subjekteve të penalizuara për moszbatimin e ligjit të duhanit, që të shlyejnë sa më parë detyrimet, pasi po aplikohet gjoba me kamat-vonesë. Ky dikaster, në kuadër të masave për zbatimin e këtij ligji, ka vendosur mospërsëritjen e lejes higjieno-sanitare për subjektet që nuk do t'i paguajnë gjobat deri në fund të këtij muaji. Aktualisht janë mbi 75 subjekte që kanë shkelur ligjin ntiduhan dhe nuk i kanë shlyer ende detyrimet, të cilat me vënien në funksion të kamat- vonesës, gjobat e tyre kanë arritur deri në 80 mijë lekë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›