E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ligji absurd i së drejtës TV

 

Në gjithë këtë histori ecejakesh, mllefesh e inatesh mes Tiranës dhe FSHF-së, kjo e fundit një të drejtë e ka. Fakt është se në vendin tonë ekziston një ligj (ligji Për Sportin) i cili çuditërisht qartëson në mënyrën e vet “Të drejtën e transmetimit”. Në të thuhet: “Organizatorët e veprimtarive sportive janë pronarë të së drejtës së transmetimit të kësaj veprimtarie. Ata mund ta shesin këtë të drejtë brenda dhe jashtë Shqipërisë, me konkurrim publik në përputhje me rregulluat e përcaktuara në statutet e tyre”. Në pak fjalë, federata është pronare dhe bën ç’t’i teket me të drejtën TV të Superiores. Mendoni pak çdo të ndodhte nëse një ligj i tillë do të ekzistonte në Angli, Itali, Francë, Spanjë, Gjermani e kudo në Evropë. Klube si Milan, Inter, Real, Mançester, Bajern duhet t’i merrnin leje federatës respektive, për të shitur imazhin e tyre. Realisht nuk është kështu. Kjo ndodh vetëm në Shqipëri.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›