E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plagoset 25-vjeçari, policia në kërkimi të autorit



TEPELENË - Vazhdon të jetë ende i lirë autori i plagosjes së 25-vjeçarit Denis Shena mbrëmjen e së mërkurës. Me gjithë postblloqet e ngritura në të gjitha akset e qarkut Gjirokastër, policia nuk ka mundur të vërë në pranga autorin e kësaj ngjarje. Sipas të dhënave, është bërë mundur identifikim i tij, por të dhënat nuk bëhen publike për shkak të hetimit. Gjithashtu janë vënë në dijeni edhe drejtoritë fqinje të policive, Saranda, Fieri për të bërë të mundur arrestimin e tij. Burime konfidenciale të policisë pohojnë se motivi i ngjarjes ka qenë një larje hesapesh të vjetra. Ngjarja ndodhi në orën 10 të darkës në Kalanë e Tepelenës. Aktualisht i plagosuri është jashtë rrezikut për jetën dhe nuk ka pranuar për policinë që e njeh personin që ka shtënë mbi të me dy plumba. Ai është plagosur me nga një plumb në secilën këmbë dhe vazhdon të kurohet nga bluzat e bardha.

Digjen 4 shtëpi në Delvinë, nuk ka viktima

DELVINË - Katër shtëpi janë shkrumbuar plotësisht si pasojë e një zjarri që përfshiu fshatin Kalasë në Delvinë. Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes, vatra e zjarrit kishte nisur tre ditë më parë në komunën e Vergoit, në fshatin Kalasë, por vetëm dje flakët kanë marrë përmasa shqetësuese. Për shuarjen e tij, veç banorëve të Kalasës kanë marrë pjesë edhe grupet zjarrfikëse të repartit të Delvinës. “Me gjithë përpjekjet tona për të shpëtuar nga djegia shtëpitë dhe ullishtat, bilanci ishte negativ. Katër shtëpi u dogjën dhe bashkë me to edhe 605 rrënjë ullinj”, - thotë Panajot Kucuqi, komandant i Repartit të Zjarrfikësve.
Për fat, banesat ishin të braktisura dhe kështu që nuk janë regjistruar persona të lënduar nga flakët. Ndërkaq, specialistë të zjarreve e cilësojnë muajin korrik dhe gushti si shumë të ngarkuar. Vështirësitë shtohen edhe nga terreni malor, mungesa e rrugëkalimeve dhe dendësia e shkurreve, që e bëjnë terrenin pothuajse të pakalueshëm. Sipas policisë së rendit për vënien e zjarrit në Kalasë është marrë informacion nga burime operative, ndërkohë që po hetohet edhe për autorin e zjarrit.

15 Gusht 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›