Ligji i SHISH-it, Rasmusen: “Qeveria të bëjë ligje konform rregullave të NATO-s”
Rasmusen konfirmon ndikimin e tij për tërheqjen e ligjit për SHISH-in
Eljona Ballhysa
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmusen, ka pranuar dje në Tiranë, gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me kryeministrin Berisha, se ka ndikuar për tërheqjen e ligjit për Shërbimin Informativ Shtetëror. Ndërkohë që ka kërkuar nga qeveria shqiptare që të hartojë legjislacion në përputhje me rregullat e NATO-s. Megjithëse nuk ka dhënë detaje, Rasmusen ka konfirmuar se ka zhvilluar një bisedë telefonike për këtë çështje me kryeministrin Berisha. Fill pas kësaj bisede telefonike, qeveria tërhoqi nga axhenda e punimeve të Kuvendit miratimin e ligjit për SHISH-in. Që më parë ishte bërë thirrje nga përfaqësuesi i lartë i qeverisë së SHBA-vë në Tiranë, ambasadori Withers. Përveç çështjes së SHISH-it, Rasmusen e Berisha kanë diskutuar edhe për situatën politike në Shqipëri. Duket se vizita e Rasmusen në Tiranë, e cila nuk ishte pjesë e ndonjë turi ballkanik, ishte për të zgjidhur problemet që Shqipëria i ka hapur NATO-s.
Deklarata
I pyetur për ligjin për SHISH-in, ndërsa nuk kërkoi të jepte detaje, Rasmusen shprehu bindjen se qeveria shqiptare do të hartojë ligje në përputhje me rregullat e NATO-s. “Së pari dua të konfirmoj që unë kam pasur një telefonatë me kryeministrin Berisha dhe sot ne kemi diskutuar edhe atë çështje, si dhe çështje të tjera. E dyta, unë përfundimisht nuk kam ndër mend të komentoj për çështjen e shërbimit sekret ose të sigurisë. Së fundi, më lejoni të theksoj se kam besim se qeveria shqiptare do të sigurojë që i gjithë legjislacioni në Shqipëri do të jetë në përputhje të plotë me rregullat e NATO-s”, - është shprehur Rasmusen. Ndërsa ka shtuar se Shqipëria ka përmbushur detyrimet e saj si anëtare e NATO-s, Rasmusen ka kërkuar angazhimin politik të të gjitha partive në Kuvend. “Unë besoj se Shqipëria dhe qeveria shqiptare bën gjithçka të mundur për të përmbushur objektivat dhe detyrimet ndaj NATO-s. Unë nuk do të ndërhyj në çështjet e brendshme, por sot kam shprehur shpresën për të parë të gjitha partitë politike dhe grupet politike të angazhuara pozitivisht në jetën politike në Shqipëri.
Së pari mendoj se komuniteti ndërkombëtar e ka njohur mënyrën se si u zhvilluan zgjedhjet. Ndërsa në lidhje me pjesën e parë të pyetjes suaj, nga përvoja ime e gjatë si anëtar i Parlamentit në vendin tim, mendoj se mënyra më e mirë për të fituar influencën, gjithashtu edhe për opozitën, është të jetë në jetën politike, duke përfshirë edhe zënien e vendeve në Parlament. Këtë unë e konsideroj si angazhim pozitiv”, - është shprehur Rasmusen. Gjatë fjalës së tij ai ka vlerësuar kontributin e Shqipërisë me misione paqeruajtëse në Afganistan. Po kështu ka folur për mundësinë e pranimit të Bosnjë-Hercegovinës në NATO. Ndërsa përsa i përket Kosovës, Rasmusen tha se ndihet i inkurajuar nga zhvillimet në Kosovë. “Gjendja e sigurisë është përmirësuar. Megjithatë, situata mbetet e brishtë. Ne kemi të vendosur që gradualisht të reduktojmë trupat e KFOR-it në Kosovë, por mund t’ju siguroj se ky reduktim i trupave ndërkombëtare do të kryhet mbi bazën e një analize politike dhe ushtarake të situatës. Ne nuk do të ndërmarrim asnjë hap që mund të ketë ndonjë ndikim negativ në çështjen e sigurisë”, - është shprehur Rasmusen.
Berisha
Ndërsa kryeministri Berisha deklaroi dhe njëherë gatishmërinë e qeverisë për bashkëpunimin me opozitën në Parlament. “Qëndrimi im është i prerë, është se opozita është shumë e mirëpritur në Parlament. Gjatë mandatit që kaloi, së bashku me opozitën kemi bërë reforma të jashtëzakonshme. Mbetem i hapur për një bashkëpunim të ngushtë dhe të gjithanshëm për të vazhduar së bashku me ta reformat në interesin më të mirë të vendit. Dua ta garantoj edhe njëherë sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s se qeveria ka vlerësimin më të madh për opozitën dhe rolin e saj dhe se pavarësisht faktit se zgjedhjet e 28 qershorit janë vlerësuar nga të gjitha organizmat ndërkombëtarë, si zgjedhjet më të mira në historinë e këtij vendi, si zgjedhje të cilat përmbushën standardet kryesore të OSBE-ODHIR-it dhe për të cilat nuk ka pasur asnjë provë për manipulim rezultatesh apo numërim të parregullt, mbetem disponibël dhe i vendosur të pranoj plotësisht çdo kërkesë për transparencë të opozitës, me kushtin e vetëm që të ndjekë rrjedhën e ligjeve dhe Kushtetutës së vendit. Por sërish më duhet të theksoj se në Shqipëri nuk ekziston qoftë edhe një dokument i vetëm për të cilin nuk ekzistojnë procedura ligjore për deklasifikimin dhe transparencën e tij. Kjo është meritë e shtetit ligjor”, - është shprehur Berisha. Ai shprehu gatishmërinë e qeverisë shqiptare për të pranuar çdo kërkesë të NATO-s, duke përfshirë këtu dhe instalimin në territorin shqiptar të mburojës antiraketë.
Meta-Rasmusen: Shqipëria ka përmbushur detyrimet e saj si anëtare e NATO-s
Zëvendëskryeministri, njëkohësisht ministër i Jashtëm, Ilir Meta, në takimin që zhvilloi dje me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Anders Fogh Rasmusen, vlerësoi arritjet e Shqipërisë gjatë një viti anëtare e NATO-s. Sipas tij, Shqipëria i ka përmbushur detyrimet e saj si anëtare e Aleancës së Atlantikut të Veriut. “Koha ka treguar se Shqipëria, pas anëtarësimit të saj në Aleancë, ka përmbushur jo vetëm detyrimet e saj, por edhe ka rritur kontributet e saj vazhdimisht”, - është shprehur Meta. Më tej ai ka mbështetur politikën me dyer të hapura të NATO-s duke kërkuar që edhe vendet e tjera të rajonit të bëhen anëtare të Aleancës. “Në mënyrë të veçantë unë dua të theksoj mbështetjen që Shqipëria i jep vazhdimit të politikës të dyerve të hapura të Aleancës, pasi Shqipëria edhe nga përvoja e saj e di mirë se sa e rëndësishme është të inkurajohen aspiratat integruese në NATO edhe të vendeve të tjera të rajonit”, - është shprehur Meta. Ai shtoi se në bisedë me sekretarin Rasmusen ka qenë dhe çështja e raketave. “Po kështu diskutuam edhe mbi mbrojtjen raketore dhe në këtë pikë ritheksova mbështetjen tonë për Përqasjen Adaptive me Faza të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që mund të sigurojë një kontribut shumë të rëndësishëm për arkitekturën e mbrojtjes raketore të NATO-s në Europë dhe për mbrojtjen e sigurisë sonë të përbashkët.
Natyrisht, e kam siguruar sekretarin e Përgjithshëm të Aleancës se Shqipëria do të vazhdojë dhe do të përforcojë përpjekjet e saj për forcimin e paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor dhe rajonin e Europës Juglindore”, - është shprehur ministri i Jashtëm shqiptar, pas takimit me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s. Ndërsa Rasmusen e vlerësoi të suksesshëm vitin e parë të Shqipërisë si anëtare e NATO-s.
Ai vlerësoi kontributin e Shqipërisë me misione në Afganistan. Rasmusen vlerësoi gjithashtu politikën konstruktive të Shqipërisë në rajon. “Dëshira dhe synimi im është që në të ardhmen t’i shoh të gjitha vendet e Ballkanit si anëtare të NATO-s, sepse unë mendoj se integrimi euroatlantik i vendeve të rajonit do të ishte një kontribut mjaft i rëndësishëm për forcimin e sigurisë dhe stabilitetit në këtë pjesë të Europës”, - është shprehur Rasmusen.
Topi-Rasmusen: E ardhmja e vendeve të Ballkanit është anëtarësimi në NATO
Presidenti i Republikës dhe Komandanti i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, Bamir Topi, priti dje sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Anders Fog Rasmusen. Gjatë këtij takimi, presidenti Topi vuri në dukje se Shqipëria vlerëson me përgjegjësi dhe seriozitet të lartë angazhimin e palës shqiptare si anëtare dhe në kuadër të Aleancës së Atlantikut, me qëndrimin dhe bindjen e plotë se të gjithë së bashku do të bëjmë të mundur arritje të reja për paqen dhe sigurinë, stabilitetin dhe prosperitetin e rajonit, familjes euroatlantike dhe më gjerë. Në vijim të bisedës, Presidenti i Republikës vuri në dukje mbështetjen e Shqipërisë për aspiratat integruese në Aleancën e Atlantikut të Veriut të të gjitha vendeve të rajonit ballkanik, duke përfshirë si Maqedoninë, Kosovën edhe Bosnjë-Hercegovinën, në përputhje me parimin e dyerve të hapura dhe zgjerimin. Presidenti Topi shprehu besimin se anëtarësimi i tyre në NATO është një faktor kyç për sigurinë në Ballkan dhe Europë, si dhe vuri në dukje se kjo gjithashtu u shërben dhe synimeve dhe përpjekjeve të brendshme të këtyre vendeve për përparim dhe reforma të mëtejshme në fushën politike dhe të mbrojtjes. Duke u ndalur veçanërisht te Kosova, presidenti Topi theksoi domosdoshmërinë që Kosova të përmbushë aspiratat e saj integruese, si dhe të marrë pjesë në forumet ndërkombëtare, sidomos në ato ku diskutohet për rajonin. Sekretari Rasmusen vlerësoi lart kontributin pozitiv të Shqipërisë dhe të forcave paqeruajtëse shqiptare në kuadër të misioneve anembanë botës, veçanërisht në Afganistan, duke përshëndetur “përpjekjet politike dhe ushtarake të Shqipërisë dhe rolin e saj konstruktiv e moderator në rajon për arritjen e sigurisë dhe qëndrueshmërisë në rajon”. Të dy personalitetet e larta ndanë të njëjtin mendim përsa i përket së ardhmes euroatlantike të të gjitha vendeve të rajonit ballkanik, duke theksuar se një nga objektivat e përbashkëta si aleatë është ndërtimi i sigurisë, paqes dhe begatisë për vendet dhe popujt tanë.
30 Prill 2010