E Diel, 1 Nëntor 2026

Liri Berisha, bisedë kokë më kokë me Mishel Obamën



Zonja Liri Berisha është takuar dje në Uashington me Zonjën e Parë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mishel Obama. Bashkëshortja e kryeministrit të Shqipërisë, Liri Berisha, është pritur në një takim të veçantë nga bashkëshortja e politikanit më të fuqishëm të planetit, nga Mishel Obama, gruaja e Presidentit të SHBA-ve, Barak Obama. Takimi është realizuar vetëm pak përpara një dreke që zonja Obama ka shtruar për nder të një numri zonjash të para nga vende të ndryshme të botës, që ndodheshin në Uashington. Zonja Obama i ka rezervuar zonjës Berisha një pritje mjaft të ngrohtë dhe miqësore. Ajo është njohur me aktivitetin e zonjës Berisha, në drejtimin e fondacioneve “Fëmijët shqiptarë” dhe “Nënë Tereza”. Zonja Obama ka vlerësuar mjaft lart kontributin që zonja Berisha dhe fondacioni që ajo drejton në ndihmë të fëmijëve në nevojë. Por, në mënyrë të veçantë, zonja Obama ka vlerësuar ekspozitën që zonja Berisha ka hapur në selinë e OKB-së në Nju Jork dhe hapjen tashmë të kësaj ekspozite për Shenjtoren shqiptare me famë botërore, në ambientet e Kongresit të SHBA-ve, pikërisht në Uashington D.C. Zonja Obama ka vlerësuar lart figurën e Nënë Terezës për atë që ajo i ka dhuruar njerëzimit. Zonja Berisha gjithashtu ka vlerësuar përkrahjen dhe mbështetjen që SHBA-të i kanë dhënë dhe po u japin Shqipërisë dhe shqiptarëve.

30 Prill 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›