"Ligji i arsimit shkel autonominë e universiteteve"
Ligji i arsimit të lartë është kritikuar edhe nga profesorë të huaj, anëtarë të organizatave ndërkombëtare. "Universitetet duhet të jenë të lira dhe liria e veprimit të tyre nis nga ligji". Kështu u shpreh dje i ngarkuari i UNESCO-s për të drejtën për arsim, Jan De Groof. Sipas tij, në vendet me demokraci të brishtë kompetencat ngatërrohen, kështu ndodh edhe në vendin tuaj me arsimin e lartë, shton ai. Më tej citon nene nga Kushtetuta jonë për të drejtën e arsimit dhe i vë përballë neneve të ligjit të arsimit të lartë, që e kushtëzojnë këtë të drejtë. Kritikat e UNESCO-s për legjislacionin shqiptar u bënë në një seminar të organizuar dje nga tre universitete shqiptare dhe dy të huaja, me temë "Sigurimi i cilësisë në arsimin e lartë".
Gjatë këtij takimi referuan edhe rektorë e dekanë të universiteteve publike, si rektori i UT-së, Dhori Kule, i cili përsëriti shqetësimin për bllokimin që po i bën Ministria e Arsimit në punën e tij. "Ligji ka mjaft probleme, por sikur të mos mjaftojnë këto, vijnë edhe akte nënligjore që e tejkalojnë ligjin", tha Kule. Sipas tij, janë të bllokuara financat jo vetëm për UT-në, por për të gjithë universitetet shtetërore në vend. Ai përmendi edhe bllokimin e doktoraturave, apo aktin nënligjor për zgjedhjen e kancelarëve. Rektori Kule i ka bërë thirrje edhe një herë ministrit të Arsimit që t‘i përgjigjet shqetësimit të universiteteve për këto akte nënligjore.
Ndërkohë, profesor Groof, i cili është pedagog në Kolegjin e Evropës në Bruzh në Belgjikës dhe në Universitetin e Tilburgut në Holandë, solli shembuj të marrëdhënieve të shtetit me shkollën në këto vende. "Shteti ndërhyn vetëm kur ka probleme me diplomat", tha ai, ndërsa shtoi se menaxhimi i përditshëm i lihet totalisht rektorëve të universiteteve". Sipas tij, në rastet e keqmenaxhimit, drejtuesit e shkollave të larta kritikohen drejtpërdrejtë dhe ndiqen penalisht për shkeljet e tyre. Ato nuk bllokohen në punën e tyre, tha më tej përfaqësuesi i UNESCO-s, Groof.
Ndërkohë, për problematikat e ligjit kanë folur në seminar edhe pedagogë të shkollave tona të larta private dhe shtetërore, siç është Juliana Latifi nga një universitet privat, dhe Artan Hoxha nga Universiteti i Tiranës. Sipas tyre, duhen bërë disa amendime në ligjin e arsimit të lartë. Ndërsa për rritjen e cilësisë së universiteteve referuan profesorët Edmond Dragoti, Theodhori Karaj etj.
Seminari i djeshëm ka marrë spunto nga përplasjet e fundit të universiteteve me Ministrinë e Arsimit për një sërë problemesh të paraqitura nga drejtuesit universitarë. Ata kërkojnë që të ndryshojnë vendimet e MASH-it që kanë të bëjnë me doktoratat, masterat, fondet dhe zgjedhjen e vartësve. "Fakultetet tona kanë mastera të konfiguruara dhe me status ndërkombëtar po që me aktet e Ministrisë së Arsimit pengohen të funksionojnë", shprehet rektori i UT-së, ndërsa shton se "për financat neni 78 përcakton se Institucionet e Arsimit të Lartë kanë të drejtë të miratojnë buxhetin, sipas rregullores së tyre dhe janë autonome në menaxhimin e fondeve. Por, e vërteta është se fakultetet janë të bllokuara, s‘ka filluar ende ekzekutimi i financave".