E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zbulohet i riu që vodhi Kryqin e Kuq

Tre hajdutë kanë përfunduar në prangat e policisë kryeqytetase, ndërkohë që dy prej tyre akuzohen për vjedhjen e Kryqit të Kuq. Burimet policore thanë se nga specialistët e kundër vjedhjeve u ndalua Mariglen Ilir Korra, 18 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje. Ndalimi i tij u bë në bazë të urdhrit të prokurorisë, sepse dyshohet se është autor i vjedhjes së zyrave të Kryqit të Kuq, vjedhje kjo e ndodhur më datë 22 maj 2008. Po ashtu, këtij shtetasi i është dokumentuar tërësisht edhe implikimi në vjedhjet e banesave në pronësi të dy personave. Policia tha se po për këtë vjedhje ka arrestuar edhe një 16-vjeçar nga Tirana, i cili ka bashkëpunuar me të lartpërmendurin. Ndërkohë, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë u krye ndalimi i Alban Bujar Gjuzit, 21 vjeç, lindur dhe banues në Rrogozhinë. Ky dyshohet të jetë autor i vjedhjes së barakës në pronësi të një shtetasi, vjedhje e ndodhur më datë 5 qershor 2008, ku janë marrë sende të ndryshme, si zinxhir dhe hekura të tjera, që u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›