Raporti, një abort në 4 lindje
Statistikat e aborteve që kryhen në Shqipëri nuk janë të sakta për shkak të mungesës së një sistemi survejance apo raportimi. Megjithatë sërish shifrat e bëra publike mbeten në nivele të larta. Një abort në 4 lindje. Janë këto të dhënat që prezantohen nga përfaqësuesit e Institutit të Shëndetit Publik në kryeqytet. Por ndërsa statistikat e institucioneve shtetërore të kujdesit shëndetësor raportohen në ISHP, ato të privatë janë thuajse të munguara në pjesën më të madhe të tyre.
"Në gjysmën e dytë të vitit të kaluar u raportuan mbi 500 aborte, nga 14 klinika, 10 prej të cilave në Tiranë". Janë këto vetëm disa nga të dhënat e mbledhura përmes një studimi që ka nisur nga ISHP, që po tenton të përpunojë dhe të shtrijë rrjetin e informacionit edhe në klinikat private. Aty mendohet se kryhet edhe numri më i madh i aborteve.
E pikërisht për ngritjen e sistemit të survejancës së abortit në Shqipëri, në sektorin publik dhe privat po punohet nga disa institucione, nga Instituti i Shëndetit Publik, Ministria e Shëndetësisë dhe UNFPA. Mësohet se ndërtimi i këtij sistemi të survejancës është në fazën e dytë të zbatimit. Po punohet për krijimin e një programi për përpunimin e informacionit të ardhur nga rrethet e vendit. Tirana është përzgjedhur si rrethi pilot dhe gjatë këtij viti do të kryhet instalimi i këtij programi kompjuterik në të gjitha klinikat private që janë të licencuara për abort. Serveri do të vendoset në ISHP dhe do të bëjë përpunimin e informacionit në shkallë vendi. Sipas ISHP-së, raportimi i aborteve në rrethe gjatë periudhës qershor-tetor 2007, ka arritur në shifrën e 57.6%, kurse për sektorin privat në Tiranë ka një raportim në nivelin e rreth 90%.