Shtohet varfëria, premtohet rritja e asistencës
"Fondet për ndihmën ekonomike në vitin 2008 arritën në 3.3 miliardë nga 2.6 që ishin një vit më parë dhe vitin e ardhshëm janë parashikuar 4.8 miliardë lekë e kështu me radhë në vitin 2010, janë parashikuar rreth 6 miliardë lekë, gjë e cila do të trefishojë sasinë e parave ‘cash‘ që merret sot për familje". Ka qenë kjo deklarata e ministrit të Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Kosta Barka, i cili në këtë mënyrë ka bërë edhe bilancet e humbjeve në buxhetin e shtetit për "të mbuluar" me bukë më të varfrit. Duke përmendur ndryshimin e skemës së vlerësimit të varfërisë, si dhe llogaritjen e numrit të familjeve të varfra, Barka ka sqaruar se këto të dhëna do të bazohen mbi informacionet që do të sigurohen përmes Anketës së Matjes së Standardit të Jetesës. Një tjetër burim që mendohet të shfrytëzohet është edhe harta e varfërisë kombëtare. "Ministria e Punës po mbështet INSTAT-in për një Anketë të re të Matjes së Standardit të Jetesës, e cila do të ofrojë tregues realë mbi varfërinë, e në këtë mënyrë, për të ndërtuar një hartë të re të varfërisë.