E Diel, 1 Nëntor 2026

Ligji i dosjeve, Kushtetuesja zbardh vendimin

Në 40 faqe vendim, Gjykata jep arsyet e veta

Gjykata Kushtetuese zbardhi dje vendimin për rrëzimin e ligjit të dosjeve. Në 40 faqe argumentim, 9 gjyqtarët e Gjykatës kanë dhënë argumentime e tyre se pse ky ligj bie ndesh me Kushtetutën. Gjykata arrin në përfundimin se ligji për pastërtinë e figurës, i cili është një ligj i miratuar sipas procedurës së zakonshme, nuk mund të trajtohet si interpretim dhe zbatim i dispozitave përkatëse të Kushtetutës dhe ligjeve organike. Ky ligj bie ndesh me garancitë që Kushtetuta dhe ligjet organike ua njohin organeve shtetërore përkatëse, - thuhet në pikën 67 të vendimit. Më tej në këtë vendim thuhet se Gjykata çmon se ligji krijon shqetësim serioz për parimin e ndarjes dhe balancimit të pushteteve të garantuar nga neni 7 i Kushtetutës, në kuptimin që një organ ekzekutiv autorizohet të imponojë pastrimin e figurës mbi anëtarët e ligjvënësit dhe gjyqësorit. Sa më sipër, Gjykata arrin në përfundimin se rregullimet e ligjit për pastërtinë e figurës, për sa i përket ngritjes, funksionimit dhe vendimmarrjes së Autoritetit të Kontrollit të Figurës, cenojnë kërkesat që rrjedhin nga parimi i shtetit të së drejtës dhe parimi i ndarjes dhe balancimit të pushteteve. Në vendimin e saj, edhe pse e rrëzon ligjin për lustracion të miratuar në fund të vitit 2008, Gjykata Kushtetuese shprehet se pastërtia e figurës ka një qëllim të ligjshëm. Gjykata çmon se ligji për pastërtinë e figurës ka një qëllim të ligjshëm. Këtë qëndrim ka mbajtur edhe GJEDNJ, e cila ka shprehur pikëpamjen e saj se mbrojtja e pavarësisë së shtetit, rendit demokratik dhe sigurisë kombëtare është një qëllim i ligjshëm, në përputhje me parimin e shtetit të së drejtës dhe objektivat e Konventës (GJEDNJ, danoka kundër Letonisë), - thuhet në vendim, duke shtuar se në lidhje me kriterin e proporcionalitetit, Gjykata vëren se ky kriter duhet të shihet në raport me rrethanat çështjes. Për këtë arsye, Gjykata më poshtë evidenton disa elementë të përgjithshëm, të cilët duhet të merren parasysh gjatë vlerësimit specifik të proporcionalitetit. Më tej, thotë se Gjykata çmon se ligji për pastërtinë e figurës nuk lë hapësirë për shqyrtimin e çështjeve individualisht, por i trajton ato së bashku, pa bërë asnjë dallim. Sanksionet përcaktohen në bazë të kritereve formale: vetëm fakti që një person ka qenë në një nga funksionet e përmendura në nenin 4 të ligjit, mjafton që ai të marrë dëshminë e verifikimit B. Kjo do të thotë se faji nuk vërtetohet në çdo rast individual, por prezumohet. Sipas ligjit, i vetmi rast i shkarkimit nga përgjegjësia për personin është kur ka vepruar kundër linjës zyrtare ose është larguar vetë nga detyra në mënyrë publike (neni 4, germa a). Standardet ndërkombëtare të referuara më sipër kërkojnë që prezumimi i fajit mund të bëhet vetëm për ish-zyrtarët e lartë të institucioneve të diktaturës komuniste që kanë kryer shkelje të rënda të të drejtave të njeriut, të cilët duhet ta provojnë pafajësinë e tyre duke deklaruar se nuk kanë marrë pjesë në planifikimin, drejtimin apo zbatimin e një politike, praktike apo akti të tillë.

Ligji i 1995-s

Në vitin 1995 u miratua një ligj për lustracionin, i cili në vitin 1996 u dërgua në Gjykatën Kushtetuese. Në atë kohë Gjykata Kushtetuese e vlerësoi në përputhje me dispozitat kushtetuese të vendit atë ligj, ndryshe nga gjykata aktuale. Grupi parlamentar i Partisë Socialiste dhe grupi parlamentar i Partisë Socialdemokrate paraqitën kërkesë në Gjykatën Kushtetuese për deklarimin antikushtetues të dy ligjeve të sipërpërmendura. Gjykata Kushtetuese, me vendimin e datës 31.01.1996, në tërësi, rrëzoi kërkesat e këtyre dy subjekteve. Në vitin 1995 u miratuan dy ligje që lidhen me pastërtinë e figurës: ligji nr. 8001, datë 22.09.1995 Për gjenocidin dhe krimet kundër njerëzimit kryer në Shqipëri gjatë sundimit komunist për motive politike, ideologjike dhe fetare (ligji për gjenocidin) dhe ligji nr. 8043, datë 30.11.1995 Për kontrollin e figurës së zyrtarëve dhe personave të tjerë që lidhen me mbrojtjen e shtetit demokratik (ligji për verifikimin e figurave). Por këto dy ligje u amenduan duke larguar qëllimin e vërtetë të tyre.

Arsyet e rrëzimit të ligjit sipas Gjykatës Kushtetuese

1. Procesi i lustracionit duhet të administrohet nga një komision i pavarur dhe i krijuar posaçërisht, në përbërje të të cilit duhet të jenë shtetas të shquar.

2. Lustracioni duhet të përdoret vetëm për të eliminuar ose për të reduktuar ndjeshëm kërcënimet që mund të vijnë nga subjektet e lustracionit në drejtim të demokracisë së lirë dhe funksionuese, për shkak të përdorimit nga subjektet në fjalë të një funksioni specifik që përfshihet në shkelje të të drejtave të njeriut, ose bllokon ecurinë e proceseve demokratike.

3. Lustracioni nuk duhet të përdoret për dënime, ndëshkime ose hakmarrje; dënimi për veprimtarinë kriminale të mëparshme mund të vendoset vetëm mbi bazën e një Kodi Penal të rregullt dhe në përputhje me të gjitha procedurat dhe garancitë e ndjekjes penale.

4 Ndalimet për funksionarët e regjimit komunist, për të qenë në pajtim me parimet e shtetit të së drejtës dhe të demokracisë, duhet të bazohen në kriterin e nxjerrjes së përgjegjësisë individuale për çdo çështje të veçantë dhe jo në mënyrë kolektive.

5.     Lustracioni duhet të kufizohet vetëm tek funksionet për të cilat ka arsye të mjaftueshme për të besuar se mund të paraqesin rrezik real për të drejtat e njeriut dhe demokracinë, pra funksione të caktuara shtetërore që kanë përgjegjësi reale për hartimin ose zbatimin e politikave të qeverisë dhe praktikave që lidhen me sigurinë e brendshme, ose funksione të caktuara shtetërore që mund të urdhërojnë dhe/ose kryejnë abuzime me të drejtat e njeriut, si p.sh. shërbimet e inteligjencës, sigurisë dhe zbatimit të ligjit, gjyqësori dhe prokuroria.

6.     Lustracioni nuk duhet të zbatohet për funksionet e zgjedhshme përveçse kur kjo gjë nuk kërkohet nga vetë kandidati - votuesit kanë të drejtë të zgjedhin këdo që ata dëshirojnë.

7.     Lustracioni nuk duhet të zbatohet për funksione në organizatat private ose gjysmë private, pasi ka pak funksione në këto organizata, që mund të paraqesin rrezik për cenimin ose kërcënimin e të drejtave themelore të njeriut dhe proceseve demokratike.

8.     Afati kohor për ndalimin e ushtrimit të funksioneve të caktuara duhet të kufizohet mbi baza racionale, pasi nuk duhet të nënvlerësohet kapaciteti për ndryshime pozitive në sjelljen dhe zakonet e një individi.

9.     Individët që kanë urdhëruar ose kanë ndihmuar në kryerjen e shkeljeve të rënda të të drejtave të njeriut mund të përjashtohen nga funksioni; në rastet kur një organizatë ka kryer shkelje të rënda të të drejtave të njeriut, anëtari, punonjësi ose agjenti do të konsiderohen se kanë marrë pjesë në këto shkelje nëse kanë kryer funksione të larta në këto organizata, ndonëse nuk mund të vërtetohet se ata nuk kanë marrë pjesë në planifikimin, drejtimin, ose ekzekutimin e këtyre politikave, praktikave apo veprimeve.

10.    Asnjë individ nuk do ti nënshtrohet procesit të lustracionit vetëm sepse ka qenë i lidhur ose ka kryer veprimtari për ndonjë organizatë, e cila ka qenë e ligjshme në kohën e krijimit të kësaj lidhje ose kryerjes së kësaj veprimtarie, për mendime apo bindje personale.

11. Lustracioni i bashkëpunëtorëve të ndërgjegjshëm është i lejueshëm vetëm për sa i përket individëve që kanë marrë realisht pjesë, së bashku me funksione qeveritare (sikurse janë shërbimet e inteligjencës) në shkelje serioze të të drejtave të njeriut që kanë dëmtuar realisht të tjerët dhe që e dinin, ose duhet ta dinin, se sjellja e tyre do të shkaktonte një dëmtim.

12.    Lustracioni nuk duhet të zbatohet mbi një individ që ka qenë nën moshën 18 vjeçare në kohën e përfshirjes në veprimtarinë përkatëse, i cili e ka kundërshtuar vullnetarisht dhe/ose e ka abandonuar anëtarësinë, punësimin ose lidhjen me organizatat përkatëse përpara tranzicionit në regjimin demokratik, apo që ka vepruar me detyrim.

13 Në asnjë rast nuk duhet që individi

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›