E Shtunë, 31 Tetor 2026

Manjani: Zgjedhjet, kapitull i mbyllur

Manjani kategorik në qëndrimin e tij kundër një bojkoti të mundshëm të zgjedhjeve

Mënyra se si po luan PS që nga koha kur vendosi të bojkotonte Parlamentin e deri më sot, ka shkaktuar një mungesë oponence për qeverisjen. Loja politike e nisur nga Rama pas humbjes në zgjedhjet e qershorit për anëtarin e Asamblesë Socialiste, Ylli Manjani, po pengon opozitën të ushtrojë rolin e saj, oponencën e qeverisjes. Kritizer i fortë i kësaj loje që nga nisja e saj, Ylli Manjani tha dje për TV Klan se zgjedhjet janë një kapitull i mbyllur tashmë dhe socialistët në vend që të mbështesin aksionet e gabuara politike të kryesocialistit, duhet të mendojnë për të punuar për qytetarët që i kanë votuar. Rifillimin e protestave për të luftuar për transparencën e zgjedhjeve dhe opsionin e përfolur, për të bojkotuar sërish Parlamentin, Manjani i cilëson absurde. Manjani është kategorik në qëndrimin e tij kundër një bojkoti të mundshëm të zgjedhjeve lokale nga ana e socialistëve. Sipas tij, askush nuk mund t'u mohojë qytetarëve shqiptarë të drejtën për t'u përfaqësuar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›