Ligji i gjobave, Gjykata Kushtetuese rrëzon penalizimet për biznesin
Parapagimi i gjobave, antikushtetues; bie neni 3 i Ligjit Nr. 9713. Tatimpaguesit ishin të detyruar të paguanin 15 për qind të çdo gjobe
Ervin Koçi
Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar dje ligjin antikushtetues të parapagimit të gjobave nga ana e bizneseve edhe në rastet kur administrata tatimore mund të vepronte apriori. Ka qenë vendimi i Kushtetueses që vendosi dje të pranojë kërkesën e biznesit, duke rrëzuar qeverinë në ligjin e gjobave. Ajo shpalli si antikushtetues pikën 2 të nenit 3 të Ligjit Nr. 9713, dt.16.04.2007, sipas të cilit tatimpaguesit, para se të paraqiten për shqyrtim gjyqësor, janë të detyruar të paguajnë 15 për qind të çdo gjobe dhe interesi. “Në përfundim të shqyrtimit, thuhet në njoftimin për shtyp, Gjykata Kushtetuese vendosi të pranojë kërkesën e subjekteve kërkuese duke shfuqizuar si të papajtueshëm me Kushtetutën e Shqipërisë pikën 2 të nenit 3 të Ligjit Nr. 9713, dt.16.04.2007”. Kërkesa, e cila kishte për objekt shfuqizimin e kësaj pike, u paraqit në Gjykatën Kushtetuese nga Dhoma Amerikane e Tregtisë në Shqipëri, Shoqata e Ndërtuesve, Konfindustria, Konfederata e Industrialistëve të Shqipërisë, Shoqata e Hidrokarbureve, Shoqata e Investitorëve të Huaj në Shqipëri, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Shqiptaro-Britanike dhe Dhoma Greko-Shqiptare e Tregtisë dhe Industrisë. Ligji, që me miratimin e tij nga Parlamenti më 16 prill të vitit 2007, shkaktoi kontestime të forta nga i gjithë komuniteti i biznesit. Pagesa e vlerës 15 për qind e gjobës u cilësua e padrejtë arbitrare nga biznesi dhe që u hap rrugë veprimeve arbitrare nga administrata tatimore.
Sekuestrimet dhe bllokimet
Në bazë të projektligjit të paraqitur nga qeveria në Komisionin e Ekonomisë, administrata tatimore ka autoritetin dhe kompetencat për të mbledhur detyrimet tatimore të papaguara, për të cilat nuk është ushtruar e drejta e ankimit, apo kanë kaluar të gjitha fazat e shqyrtimit administrativ dhe gjyqësor. Administrata tatimore i ushtron këto kompetenca duke zbatuar metodat e vlerësimit të riskut, për të përcaktuar dhe zbatuar në çdo rast masën më të përshtatshme të mbledhjes me forcë, në mënyrë që të maksimalizojë mbledhjen e detyrimeve tatimore të papaguara. Referuar projektligjit, në qoftë se tatimpaguesi nuk paguan detyrimin tatimor, administrata tatimore, nëpërmjet një urdhri me shkrim të lëshuar nga drejtori i drejtorisë rajonale, apo i njësisë së ngjashme me të, si dhe titullari i zyrës tatimore të qeverisjes vendore, i kërkon çdo banke në të cilën tatimpaguesi ka llogari në emër të vet, të mbajë një shumë e cila duhet të jetë më e vogël, ndërmjet shumës që kërkohet të mbahet dhe shumës që rezulton në atë moment në llogarinë bankare të tatimpaguesit. Në projektligj parashikohet që tatimpaguesi mund t’i paguajë detyrimet tatimore në mënyrë elektronike, nëpërmjet bankave ose institucioneve të tjera, që kanë lidhur marrëveshje me administratën tatimore për të pranuar këto pagesa.
Kundërshtimet në Komision
Vërejtjet e biznesit për projektligjin e tatimeve nuk janë marrë parasysh nga Komisioni Parlamentar i Ekonomisë dhe Financave, ku drafti është shqyrtuar javën e kaluar nen për nen. Deputetët e maxhorancës hodhën poshtë kërkesën e radhës së biznesit në nenin për deklarimet tatimore. Sipas projektligjit, “në rastet kur këto deklarata mungojnë ose janë të pasakta, ato do të përcaktohen nga administrata tatimore me metoda alternative”. Po sipas interpretimeve të përfaqësuesve të Ministrisë së Financave, “kur detyrimi tatimor nuk paguhet në afat, tatimpaguesi është i detyruar që, për periudhën nga afati i pagesës deri në datën e pagesës së tatimit, të paguajë kamatëvonesë mbi këtë shumë në masën e përcaktuar”. Por biznesi kishte kërkuar që tatimet të ushtrojnë më parë kontrolle dhe pastaj të bëjnë vlerësimin për gjobë. Por pavarësisht argumenteve të sipërmarrjes private, deputetët kanë lënë në fuqi variantin e qeverisë.
6 Maj 2008