E Shtunë, 31 Tetor 2026

Parashikimi i motit, të enjten nisin shirat

Luhatjet e temperaturave, si dhe ndryshimi i menjëhershëm i motit, do të ndodhë ditën e enjte. Temperaturat e larta që kanë pushtuar vendin prej më shumë se një jave do të ulen sërish me disa gradë Celsius. Do të kemi vranësira dhe reshje deri në fundjavë.

Sipas parashikimit të Institutit të Hidrometeorologjisë, temperaturat do të ulen me 2-3 gradë Celsius. Sipas sinoptikanëve, në pjesën juglindore të vendit do të ketë shfaqje të vranësirës, duke nisur nga sot, ndërsa reshjet do të jenë lokale. Të gjitha këto ndryshime atmosferike i detyrohen presionit atmosferik të ulët. Vendi ynë do të ndikohet nga periferia e presionit atmosferik të lartë. Masat e ajrit që qarkullojnë janë mesdhetare, të ngrohta e relativisht të thata. Moti parashikohet të jetë i kthjellët dhe me vranësira të pakta, ndërsa në mesditë dhe pasdite pritet shtim i vranësirave sidomos në zonën jugore të vendit. Sipas të dhënave të regjistruara, era dje ka fryrë me shpejtësi 6-10 metra në sekondë në drejtimin veriperëndim-jugperëndim. Valëzimi në bregdet ishte nga 3-4 ballë. Mesatarisht të njëjtat të dhëna janë parashikuar edhe për ditën e sotme.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›