Në një mijë lindje, 3 fëmijë me zhvillim të vonshëm mendor
Autikët janë fëmijë të bukur, pa mangësi në pamjen fizike, por me zhvillim të vonshëm mendor. Disa nga enciklopeditë e paraqesin si një formë të skizofrenisë. Ende nuk dihet se nga shfaqet sëmundja, nëse është një lloj kombinimi gjenesh mes prindërve, apo është thjesht një rastësi që në njëmijë lindje 3 deri në 4 fëmijë të shfaqin shenjat e autizmit. Llojet e kësaj sëmundjeje mund të gjenden në faza të ndryshme, kjo sqaron edhe faktin se disa prej fëmijëve arrijnë të bëjnë përmirësime dhe të kryejnë sjellje të mësuara ndërsa disa të përfundojnë duke u trajtuar nga vonesa e theksuar mendore. Sot është Dita e Autizmit, sëmundjes, që ka nisur të trajtohet edhe në Shqipëri. Mjekja Florida Dobi, ka përgatitur një përmbledhje ku raporton të dhënat botërore dhe rastet e autizmit te fëmijët shqiptarë.
Autizmi infantil është një çrregullim ku fëmija nuk është në gjendje të krijojë asnjë lidhje emocionale me të tjerët, ka dëmtime të shprehura të aftësive komunikuese dhe manifeston përgjigje të çuditshme ndaj aspekteve të ndryshme të ambientit. Fillimi i autizmit shfaqet përpara moshës 3-vjeçare. Çrregullimet e gjuhës dhe komunikimit janë ndër simptomat më karakteristike, që përbën një nga kriteret diagnostikuese. E folura herë mungon, herë është e vonuar ose/dhe atipike.
Disa nga shenjat e hershme janë çrregullimet e zhvillimit dhe ato gjuhësore, por mund të ekzistojnë edhe simptoma shumë të veçanta si vetëdëmtimi, që vëzhgohet ndonjëherë herët. Kur flitet për shkaqet, mjekja thotë: "Duket se faktorët etiologjikë të mirëpërcaktuar që mund të shoqërohen nga ndjekja e një çrregullimi autik janë shumë të ndryshëm dhe ende nuk janë qartësuar". Për trajtimin e sëmundjes përdoren barnat që jepen për të trajtuar simptomat specifike si hiperaktiviteti. Teknikat arsimore dhe integruese në shoqëri janë të rëndësishme për të ndihmuar trajtimin e të folurit, çrregullimet e të nxënit dhe mungesën e koordinimit. Programet e modifikimit të sjelljes mund të ndihmojnë në integrimin e sjelljes brenda kufijve të përshtatshëm shoqërorë. Në Shqipëri, autikët trajtohen në Qendrën Komunitare të Shëndetit Mendor Nr.1. Sipas të dhënave, në këtë qendër, popullata përbëhet prej 232-402 persona, ku fëmijë (0-18 vjeç) janë 1/3 e tyre, pra rreth 75 mijë. Qendra funksionon prej gati një viti. 596 fëmijë janë të kartelizuar dhe prej tyre 89 janë diagnostikuar për autizëm. Ekipi (psikologë, psikomotricienë, terapistë zhvillimi/edukim special) ofron terapi rehabilituese me 10 fëmijë në mënyrë individuale dhe në grup.