E Diel, 1 Nëntor 2026

Ligji i legalizimeve, Berisha premton shqyrtimin e vërejtjeve të Presidentit



Kryeministri Sali Berisha deklaroi dje në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike se dekreti i presidentit për kthimin për rishqyrtim në Kuvendin e Shqipërisë të ligjit për legalizimet pa leje do të shqyrtohet me imtësi. Berisha shtoi se në ligj do të pasqyrohen si vërejtjet e presidentit, ashtu edhe kërkesat e Partisë Republikane. “Është e domosdoshme që ky dekret të studiohet dhe duhet të punohet për pasqyrimin e vërejtjeve të presidentit në ligj dhe objeksioneve të Partisë Republikane, e cila ka qenë iniciatore e kërkesës për mosdekretimin e ligjit. Unë mendoj që z. Olldashi, bashkë me z. Memia, si drejtor i ALUIZNI-t dhe një anëtar të Komisionit të Ligjeve, do të ulen me Partinë Republikane t`i shqyrtojnë pretendimet e tyre, për të cilat ata e kanë kundërshtuar dhe vërejtjet që ka bërë presidenti të marrin përgjigjen dhe të reflektohen në variantin para se të vijë në Parlament”, - u shpreh Berisha.

13 Maj 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›